Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrjen për aplikim për bursë në kuadër të Programit Kombëtar Sllovak për Mobilitet (Slovak Bilateral Scholarship Programme).
Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj,doktorantëve, profesorëve të universiteteve, studiuesve dhe artistëve të institucioneve të arsimit të lartë sllovak dhe organizatave kërkimore, për vitin akademik 2021/2022.
Informatata më të hollësishme për kushtet për bursat gjenden në ueb faqen www.stipendia.sk dhe www.scholarship.sk
Fletëaplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në ueb faqen: www.scholarship.sk, më së voni deri më 31 tetor 2021, deri në ora 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.
Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni deri te:
OndrejAradský, e-mail: ondrej.aradsky@saia.sk