Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska për TVSitel: Me reformën mësimdhënësitfituan lirinë të krijojnë orë me qëllim që nxënësit të arrijnë rezultate nga të mësuarit

Carovska për TVSitel: Me reformën mësimdhënësitfituan lirinë të krijojnë orë me qëllim që nxënësit të arrijnë rezultate nga të mësuarit

 

Carovska për TVSitel: Me reformën mësimdhënësitfituan  lirinë  të krijojnë orë me qëllim që nxënësit  të arrijnë rezultate nga të mësuarit

 

 

Tabelat interaktive, tekstet shkollore digjitale dhe të shtypura nuk janë kyçe në mësimin e konceptit të ri, por aktivitetet dhe komunikimi mes nxënësve dhe mësimdhënësve, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të tregojmë me ndryshimet, tha ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska gjatë pjesëmarrjes së saj  në "Tema e ditës" në Ditarin e TV Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me faktin se disa nga shkollat ​​nuk kanë instaluar ende tabelat  elektronike.

“ Teksti shkollor është vetëm një mjet mësimor dhe ndihmës. Në klasa gjithashtu duhet të ketë encikopledi dhe aktivitete tjera ndërmjetë nxënësve dhe mësimdhënësve

E gjithë kjo është mësim dhe nxitet nga Koncepti i ri për arsimin fillor. Ne themi që të mos përdoret  një orar i rreptë. Nëse mësimdhënësi  mendon se sot ai duhet të ketë dy orë matematikë, dhe nesër dy orë art figurativ, ai mund ta bëjë atë vetë në mënyrë të pavarur  dhe të caktojë orarin për ditën e tij.

Gjëja më e rëndësishme është të arrini rezultatet e nxjerra nga të mësuarit, dhe jo t`i përmbaheni formateve të dhëna dhe të përpiqemi secilin fëmijë ta vendosim në një kallëp dhe t`i ligjerojmë tekstin  shkollor.

Ne duhet të arrijmë rezultatet e të mësuarit përmes një numri mjetesh dhe metodash mësimore që një mësimdhënës  mund të zbatojë.

Pikërisht kjo është arsyeja pse tabelat interaktive nuk janë në radhë të parë, as tekstet shkollore digjitale. E rëndësishme për ne është që nxënësit të fitojnë njohuri të cilat jo vetëm që do t’i mbajnë mend për testin, por do t’u shërbejnë atyre në fazat e mëtejshme të arsimimit  si dhe gjatë jetës së tyre, në të gjitha situatat me të cilat do të ballafaqohen ”, tha Carovska.

Ministrjatheksoi se një përqindje e vogël (0.01%) e shkollave të cilat  ende nuk kanë tabela smart (mençura), por natyrisht që janë në prokurim dhe ata do t`i instalojnë sapo t`i marrin.

Carovska gjithashtu u shpreh  se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës siguroi 20% të teksteve shkollore për klasën e  katërt në formë të shtypur dhe se ato janë të destinuara për bibliotekat e shkollave dhe nxënësit që nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre, ndërsa  prindërit nuk duhet t`i printojnë ato.

"Përveç kësaj, Ministria e Arsimit dhe е Shkencës, krahas shkollave, siguroi edhe tableta për nxënësit të cilët kanë nevojë. “Kudo që kemi mundësi të përdorim materialet mësimore digjitale ju bëjë thirrje që ato të përdoren, sepse cilësia e tekstit digjital dhe qëllimin që duhet arritur me përdorimin e tij nuk mund ta arrijmë me tekst shkollor të shtypur”, tha Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar