Ende nuk ka nevojë të ndryshohet modeli i mësimdhënies, dhe nxënësit vazhdojnë të shkojnë në shkollë sepse janë të sigurt,ndërsa këtë e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj këtë pasdite, të cilin e diskutuam këtë mëngjes edhe në Shtabin Kryesor Koordinues, tha ministrja eArsimin dhe eShkencën Milla Carovska sot në paraqitje e saj në "Tema e ditës" në Ditarin e Sitel TV.
" Ende nuk kemi një transmetim të brendshëm të Covid- 19 në shkolla dhe kjo është ajo që thonë autoritetet kompetente shëndetësore. Numri i rasteve pozitive në baza ditore varion nga 0.01% deri në 0.03%, por megjithatë kemi më shumë se 240 mijë nxënës me prani fizike të cilët janë në klasë çdo ditë dhe këto shifra janë vërtet të ulëta.
Është shumë e rëndësishme për mediat dhe qytetarët dhe të gjithë ne që raportojmë ose kemi mundësi të raportojmë mbi të dhënat që të qëndrojmë në atë që thonë institucionet kompetente dhe t’i përcjellin ato në mënyrë të qëndrueshme siç thuhet pa përhapur panik tek qytetarët sepse në momenti një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
"Izolimi i njëkohshëm i 25 ose 10 nxënësve nuk do të thotë që të gjithë janë pozitivë me Kovid," tha ministrja Carovska.
Ministrja u shpreh se situata me Covid-19 në shkolla monitorohet çdo ditë ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore dhe shërbimet epidemiologjike si dhe Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor i cili viziton rregullisht shkollat dhe konfirmon respektimin e vazhdueshëm të masave mbrojtëse.
Carovska gjithashtu theksoi se sistemi arsimor është përgatitur që nga qershori me tre skenarë rezervë që do të zbatoheshin nëse ishte e nevojshme.