Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Aktvendimin për shpalljen e konkursit për ndarjen e 500 (pesëqind) bursave për nxënës që realizojn plane programe mësimore për aftësim dhe arësim profesional në kohëzgjatje prej tre viteve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maeqedonisë së Veritu në vitin shkollor 20021/2022 nr.19-11175/1 të dates 26.7.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpal
KONKURS
Konkurs i përsëritur për ndarjen e 390(treqindë e nëntëdhjetë) bursave për nxënës që realizojn plane programe mësimore për aftësim dhe arësim profesional në kohëzgjatje prej tre viteve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maeqedonisë së Veritu në vitin shkollor 20021/2022
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e 390(treqindë e nëntëdhjetë) bursave për nxënës që realizojn plane programe mësimore për aftësim dhe arësim profesional në kohëzgjatje prej tre viteve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maeqedonisë së Veritu në vitin shkollor 20021/2022
KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet në vazhdim:
1- Të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilët realizojn plan programe mësimore për aftësim dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ;
2. të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit
3. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
4. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
Nëse ka kandidatë me numër të njejtë të pikëve,atëher përparësi do të ken ata me sukses më të lart.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 20.09.2021 deri më datë 30.09.2021, nga ora 08-16.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1.Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;
3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I (parë)dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin dëftesat origjinale të skanuara.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 20.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 30.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.