Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS TË PËRSËRITUR për ndarjen e 900 (nëntëqindë) bursave për nxënës që do të regjistrohen në paralele në arsimin profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të rritur të orëve sipas programve për arsimin profesional në shkollat ​​publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022

KONKURS TË PËRSËRITUR për ndarjen e 900 (nëntëqindë) bursave për nxënës që do të regjistrohen në paralele në arsimin profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të rritur të orëve sipas programve për arsimin profesional në shkollat ​​publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 900 (nëntëqindë) bursave për nxënës që do të regjistrohen në paralele në arsimin profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të rritur të orëve  sipas programve  për arsimin profesional në shkollat ​​publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut  për vitin shkollor 2021/2022 nr. .19-11186 / 1 të datës 26.07.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

KONKURS TË PËRSËRITUR

 

për ndarjen  e 900 (nëntëqindë) bursave për nxënës që do të regjistrohen në paralele në arsimin profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të rritur të orëve  sipas programve  për arsimin profesional në shkollat ​​publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut  për vitin shkollor 2021/2022

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ndanë  e 900 (nëntëqindë)  bursave  për nxënësit  që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të zmadhuar të orëve  sipas programeve për  arsimin  profesional të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021 /2022.

 

 

I.                   KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  dhe I  plotësojnë kushtet :

 

 

1.Të jenë nxënës të rregullt të regjistruar në paralelet   realizojnë programe arsim profesional dhe në të cilin realizojnë arsim praktik me numër të rritur të orëve  sipas programeve në arsimin professional të shkollave të mesme  ​​publike dhe private  në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  për vitin shkollor 2021 /2022. ;

2.    të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;

3.    të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;

4.    të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut  ;

 

Nëse ka kandidatë me numër të njejtë të pikëve, atëherë përparësi kanë ata me sukses më të lartë.

 

 

 II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim-elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në  http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  20.09.2021 deri më  datë 30.09.2021, nga  ora 08-16.

 

. Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

 

1.    Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2.    Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;

 3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit  të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin  dëftesat origjinale të skanuara)

  4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të ministrisë;

   5.Deklarata e nënshkruar nga  prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

     6.Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në  pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në uebfaqen e Ministrisë;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe  i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 20.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 30.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar