Gjithsej 21.693 aplikime kanë arritur në korniza të afatit të parë për aplikim të thirrjes për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student i cili ka zgjat prej 1 deri 30 gusht, ndërsa ishte i dedikuar për studentët nga studimet e vitit të dytë dhe më të larta. Të njëjtat janë shqyrtuar nga ana e komisionit kompetent në korniza të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe janë sjellur aktvendime përkatëse, në përputhje me të cilat janë pranuar 18.149 aplikime.
Të gjithë kandidatëve aktvendimi u është dërguar në adresën elektronike që e kanë shënuar gjatë parashtrimit të aplikimit, ndërsa e njëjta mund të gjendet edhe në vetë aplikimin në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk/ (në menunë "aplikacionet e mia") dhe të shkarkohet prej atje. Për çfarëdo lloj pyetje dhe informacion shtesë studentët mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme: qenan.sali@mon.gov.mk; nese.mustafa@mon.gov.mk dhe rahime.memedi@mon.gov.mk
Afati i ardhshëm për aplikimin për të drejtën e racionit të subvencionuar për student fillon më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, ndërsa u referohet studentëve nga viti i ri akademik dhe atyre që nuk arritën ta realizojnë të drejtën e tyre gjatë afatit të mëparshëm për aplikim për thirrjen.
Mënyra e aplikimit është digjitalizuar, gjegjësisht aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke bashkangjitur vetëm dy dokumente - fletëparaqitje dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat për llogarinë personale të transaksionit.
Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson ndjeshëm jetën e të rinjve gjatë studimeve të tyre, gjegjësisht marrin 2,400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme.