Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

 

 

Në periudhën nga 3 gusht deri më 2 nëntor 2021, Sekretariati Chevening pranon aplikime për bursa për vitin akademik 2022/2023. Regjistrimi është në www.chevening.org/apply.

Bursat Chevening u jipen individëve që ju përkushtojnë  angazhimin dhe aftësitë e nevojshme për të krijuar  ndryshime pozitive duke u treguar se si diploma e  Magjistraturës  në Mbretërinë e Bashkuar i ka ndihmuar ata ta arrijnë  këtë. Bursa ju mundëson mbështetje të plotë financiare që udhëheqësit e ardhshëm të arsimohen me  diplomëtë magjistraturës  njëvjeçare në cilin do universitet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ju mundëson të fitojnë përvojë ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore..

Që kuru krijua programi në  vitin 1983, mbi 50,000 profesionistëve u është dhënë mundësia të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar përmes Chevening. Për vitin akademik 2022/2023, mbi 1,500 Bursa Chevening do të jepen në nivel global, duke e treguar përkushtimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në krijimin e udhëheqësve të ardhshëm.

Deklarata nga Naomi Rainer, përgjegjëse për bursat në Ministrinë Britanike të Punëve të Jashtme, Komonveltit dhe Zhvillimit:

"Ndërsa bota vazhdon të merret me sfidat globale si Covid-19 dhe ndryshimet klimatike, bashkëpunimi ndërkombëtar është më se i nevojshëm. Chevening  synon  të ndërtojë bashkësi ndërkombëtare njerëzve  të përkushtuar ndaj këtyre vlerave, duke u përpjekur për ndryshime pozitive. "Ne i bashkojmë këta njerëz të  posatçëm nga e gjithë bota dhe u mundësojmë atyre të arrijnë qëllimet e tyre përmes edukimit."

"Në Mbretërinë e Bashkuar ne jemi krenarë për universitetet tona me famë botërore dhe e dimë se mjedisi ynë shkencor është pasuruar me kultura të ndryshme , përvoja dhe pikëpamjet të paraqitura në kampuset tona. "Bursistët  Chevening japin kontribut të rëndësishëm në këto bashkësi  dhe më tutje vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e rrjetit alumnie  me mbi 50,000 anëtarë."

"Chevening përfaqëson më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar, duke pranuar njerëz nga e gjithë bota për të studiuar dhe për tu zhvilluar .Për të  qenë  pjesë e Rrjetit Chevening ju jep një ndjenjë të fortë krenarie dhe përgjegjësie. Unë jam frymëzuar vazhdimisht nga pasioni dhe përkushtimi  i bashkësisë Chevening dhe pres me padurim aplikimet e reja për  këtë vit. `

Deklarata nga Duncan Barker, Drejtor i Sekretariatit Chevening:

 

 

 

"Përvoja e Chevening është shumë më tepër sesa një diplomë master. "Si një sfidë akademike dhe një përvojë universitare përmbushëse, po ashtu është bashkim  në kulturën britanike së bashku me pjesmarrësit nga e gjithë bota."

 

"Ne organizojmë një program ekskluziv të ngjarjeve dhe aktiviteteve për të mësuar rreth trashëgimisë dhe historisë britanike, diskutojmë në temën politikën ndërkombëtare dhe kemi bashkëveprim   me udhëheqësit në një numër ngjarjesh akademike, kulturore dhe sociale. Më parë, mbajtësit e bursave kishin mundësinë të vizitonin rezidencën e kryeministrit britanik në zyrën e tij - 10 Downing, të ngjiteshin në malin Snowdon në Uells, të vizitonin ekspozita në galeritë në Londër, të vizitonin BBC -në dhe të uleshin në gardërobë në Anfield.

 

"Ju do të mësoni shumë nga bashkëveprimi me njerëzit në mbarë botën, udhëtimi nëpër Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshirja në komunitetet në të cilat jetoni. Nga ju pritet të merrni kontrollin e studimeve tuaja duke demonstruar të menduar të pavarur dhe duke zbuluar përvoja të reja. "Ata që përfitojnë më shumë nga Chevening janë ata që investojnë më shumë."

 

"Bursa juaj do të zgjasë një vit, por ju do të jeni pjesë e komunitetit Chevening për gjithë jetën. "Shpresojmë që ju do të largoheni nga Mbretëria e Bashkuar e frymëzuar, e motivuar dhe e gatshme për t`i kthyer idetë tuaja në realitet."

 

Deklarata nga Rachel Galloway, Ambasadore Britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut:

 

"Nëse jeni dikush që është i apasionuar pas bërjes së ndryshimit, në nivel lokal ose global, nëse doni të jeni më i miri në atë që bëni dhe nëse keni imagjinatën për të frymëzuar të tjerët, atëherë Bursa Chevening mund të jetë një mundësi e madhe për ju ".

 

"Nuk ka student" tipik ". Mosha juaj, raca, gjinia, feja dhe prejardhja juaj kulturore nuk kanë rëndësi . Duam të shohim që ju keni energji, kuriozitet, një vizion të qartë për të ardhmen tuaj dhe mundësi për të arritur qëllimet tuaja. Nëse kjo tingëllon si përshkrimi juaj, atëherë ka shumë gjasë të bëheni pjesë e një komuniteti alumni me mbi 50,000 anëtarë në të gjithë botën.

 

"Rrjeti ynë Alumni është plot me njerëz dinamikë që ndajnë përvojën atë që ju do ti përjetoni. Ata do të japin inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. "Kur të ktheheni në shtëpi pas studimeve tuaja, do të ndiheni gati për të bërë një dallim të vërtetë profesional."

 

"Përfitimet e paraqitjes së një aplikimi janë të mëdha, kështu që nëse keni atë që duhet për të qenë një bursisitë Chevening, ju inkurajoj të aplikoni para afatit të fundit të 2 Nëntorit."

 

Thirrja për aplikantët e rinjë pason pas zgjedhjes së 7 (shtatë) bursistëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët morën një bursë masteri në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. Kandidatët e përzgjedhur ndajnë historitë e tyre përmes hashtagut #ChosenForChevening në  Twitter Instagram dhe Facebook..

 

Informatë  shtesë:

 

Për informacion të detajuar dhe kriteret e aplikimit gjendennë  www.chevening.org/scholarships.

 

 

Informatë  për redaktorët:

Bursat Chevening janë pjesë e Programit Global të Bursave të Qeverisë Britanike të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonvelt dhe Zhvillim. Bursat mbështesin studimin në një universitet britanik për master njëvjeçar dhe individët që tregojnë potencial për t`u bërë udhëheqës të ardhshëm, vendimmarrës dhe krijues mendimesh.

 

 

Programi Chevening ekziston që nga viti 1983 dhe me kalimin e viteve është zhvilluar në një program ndërkombëtar prestigjioz. Bursistët Chevening janë nga mbi 160 vende dhe territore në botë, në 5 vitet e fundit janë dhënë gati 10,000 bursa. Në nivel global, ka mbi 50,000 mbajtës të bursave, një rrjet me ndikim dhe i respektuar.

 

 

Emri "Chevening" vjen nga rezidenca Chevening në Sevenox, Kent - e cila aktualisht është rezidenca e përbashkët zyrtare e ministrit të Jashtëm Britanik.

 

 

Më shumë informacion në www.chevening.org

 

 

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar