Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Gjendja me Kovid-19 në shkolla është e qëndrueshme dhe e monitoruar, vetëm 0.02% e numrit të përgjithshëm të nxënësve janë të sapo infektuar, dhe 0.2% kanë qenë raste aktive që nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani

MASH: Gjendja me Kovid-19 në shkolla është e qëndrueshme dhe e monitoruar, vetëm 0.02% e numrit të përgjithshëm të nxënësve janë të sapo infektuar, dhe 0.2% kanë qenë raste aktive që nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani

 

Gjendja me Covid-19 në shkolla është e qëndrueshme dhe monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore. Sipas mesatarës të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të marrë nga shkollat, rreth 0.02% e gjithsej 240 mijë nxënësve në nivel shteti janë raste të reja të infektuara me Covid 19, e njëjta përqindje është mes mësimdhënësve. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani, rastet aktive të nxënësve ishin 0.2%. Disa prej tyre tashmë janë negative dhe janë kthyer në shkollë, dhe disa janë ende në izolim.

Sa i përket të dhënave të hollësishme, ato janë në pronësi të shërbimeve shëndetësore kompetente që nxjerrin vendime për izolim.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është se deri më tani nuk ka transmetim të infeksionit në shkolla. Kur shfaqet një nxënës ose mësimdhënës me simptoma të infeksionit, shkollat ​​veprojnë sipas protokolleve dhe algoritmeve.

MASH bën thirrje për respektim të vazhdueshëm të protokolleve shëndetësore dhe sjellje të përgjegjshme nga të gjithë pjesmarësit në procesin edukativo-arsimor, sepse vetëm në atë mënyrë ne do të mbajmë mësimin me prani fizike në klasë, gjë që është në interesin më të mirë të nxënësve dhe  nuk ka alternativë më e mirë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar