Materiali mësimor në lëndën e historisë dhe shoqërisë për klasën e katërt, e cila është në formë digjitale, ofron situata dhe shembuj nga jeta e përditshme që janë afër moshës së fëmijëve. Në mënyrë të padukshme dhe në një mënyrë interesante, përmes përmbajtjeve, ata futen në mendimin kritik dhe mësimin nga përvoja, thonë autoret Glikerija Ilioska dhe Anita Angelovska.
"Pjesa më e madhe e materialit përbëhet nga më shumë ushtrime, aktivitete, situata të përditshme, zgjidhje problemesh, diskutime, hulumtime që do të përmirësojnë potencialin e secilit fëmijë. Pjesa digjitale e materialit për mësim, përveç përmbajtjes së dhënë, përmban kuize, pyetje, video materiale, galeri fotografish që lidhen me përmbajtjen dhe zhvillojnë potencialin dhe frymën kërkimore të nxënësit ”, thotë Ilioska.
Autorja Angelovska thekson se përgatitja e materialeve mësimore ishte një sfidë e madhe, veçanërisht tani në një kohë kur programet mësimore të reja janë përgatitur dhe ato programe mësimore kërkojnë arritjen e rezultateve të pritura, standardeve kombëtare dhe standardeve të vlerësimit.
"Të gjitha aktivitetet e dhëna në materialet mësimore lidhen me interesin e nxënësve dhe zhvillimin e të menduarit kritik dhe krijues të tyre.Me Kolegën time Ilioska punuam së bashku dhe kishim motiv sa i përket krijimit të materialeve që do të jenë të dobishme për nxënësit. "Mbështetja nënkupton përfshirjen e të gjitha institucioneve arsimore që janë profesionale, kompetente për të përcaktuar nivelin e materialeve që janë të përshtatshme për moshën e nxënësve dhe të përshtatshme për zhvillimin e tyre kognitiv," tha Angelovska.
Reforma arsimore filloi të zbatohet më 1 shtator të këtij viti, në klasën e parë dhe të katërt, sipas plan programeve mësimore të reja dhe materialeve mësimore. Në klasën e katërt, përparësi i jepet përdorimit të teksteve digjitale, në mënyrë që të arrihen efekte më të mira nga programi mësimor e cila është modern dhe e përshtatur me nevojat dhe potencialet e nxënësve.