Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në konferencën për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike pas Covid-19: Digjitalizimi dhe modernizimi i sistemit të mësimit është përgjigja jonë e suksesshme ndaj sfidave të pandemisë

Carovska në konferencën për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike pas Covid-19: Digjitalizimi dhe modernizimi i sistemit të mësimit është përgjigja jonë e suksesshme ndaj sfidave të pandemisë

 

Carovska në konferencën për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike pas Covid-19: Digjitalizimi dhe modernizimi i sistemit të mësimit është përgjigja jonë e suksesshme ndaj sfidave të pandemisë

 

Investimet për arsim më të mirë jo vetëm që nuk u ndalën në kushte të pandemisë, por përkundrazi, përpjekja për të arritjen e qëllimeve edhe më shumë u  intensifikua. Sepse arsimi është materie e gjallë dhe duhet ndryshohet dhe përshtatet trende dhe kushte  globale dhe shoqërore dhe vetëm atëherë mund të vazhdojë të jetë një nga shtyllat themelore të përparimit të përgjithshëm të vendit. Duhej ta përshtasnim me këto rrethana të jashtëzakonshme dhe që të vazhdonte të funksiononte me sukses si një mekanizëm për krijimin e potencialit njerëzor, pa të cilin asnjë vend nuk ka të ardhme.

 

Këtë e thejsoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në panelin e diskutimit "Kapitali njerëzor dhe rritja gjithëpërfshirëse" në kuadër të Konferencës "Rimëkëmbja dhe Rritja Ekonomike pas Covid-19" e organizuar nga Ministria e Financave. Në fjalimin e saj, ajo theksoi se megjithëse sistemi arsimor nuk ishte plotësisht i përgatitur për pandeminë në fillim, për shkak të neglizhencës në të kaluarën, përshtatja ndodhi shpejt, dhe digjitalizimi është përfitimi më domethënës i krizës kovid.

 

"Nëse kemi  investuar në arsim cilësor dhe modern para 10 viteve, do të ishim përballur me krizën Kovid në 2020 shumë më të përgatitur. Dhe vendet e zhvilluara e kanë treguar këtë. "Ata ishin të digjitalizuar kryesisht, kishin kuadër mësimor të përgaditur, gati për një ristrukturim të shpejtë, për dallim nga ajoqë  ne këto procese duhej ti zbatojmë në mënyr të shpejtë  dhe t`iu përshtatemi nevojave që i solli pandemia në  kohë më të shkurtër," tha ministrja, duke shtuar se mësimdhënësit me përkushtim dhe përpjekje të mëdha në punën iu  përgjigën me sukses të gjitha kritikave dhe parashikimeve se ata nuk do t`i udhëheqin nxënësit mirë përmes procesit arsimor derisa zgjat pandemia.

 

Në fjalimin e saj, Ministrja iu referua edhe reformës së arsimit fillor që filloi me fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022, pas disa muajsh debati publik dhe konsultimi për të përcaktuar planin që duhet të sigurojë përmirësimin e cilësisë së mësimit.

 

"Filluam ndryshime të mëdha dhe atë në kushte të pandemisë.Kemi koncept të ri të të mësuarit që duhet t’i mësojë fëmijët të mësojnë përmes kërkimit dhe mirëkuptimit, në mënyrë që ata të mund t`i marin njohuritë dhe ti praktikojnë  më tej në jetë. Në këtë mënyrë ata janë të përgatitur edhe për përshtatjen e  ndryshime të shpejta. "Për herë të parë, kemi vendosur standarde kombëtare dhe rezultate dalëse të mësimit," tha Carovska, duke shtuar se ajo është vetëm një hap në përgatitjen e sistemi arsimor modern, të optimizuar dhe rezistente që do të kemi në disa vjet nga tani.

 

 

"Ashtu si po punojmë në mënyrë aktive për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin arsimor në periudhën e Kovidit,duhet të vazhdojmë dhe më tej , dhe ajo duhet të jetë angazhim kombëtar, pavarësisht se cila parti politike është në pushtet ose cili është Ministër i Arsimit," përfundoi Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar