Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: prindërit dhe kujdestarët këtë vit nëpërmjet ditarit-e do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë

MASH: prindërit dhe kujdestarët këtë vit nëpërmjet ditarit-e do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë

 

MASH: prindërit dhe kujdestarët këtë vit nëpërmjet ditarit-e do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë

 

 

Prindërit dhe kujdestarët e nxënësve në vitin e ri shkollor 2021-2022 përmes ditarit elektronik do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë. Ata do të jenë në gjendje t`i shikojnë raportet thjesht duke u kyçur në sistem, për të cilin është zhvilluar një udhëzim i përshtatshëm i cili mund të shihet në linkun e mëposhtme.

Raportet javore përmbajnë informacione rreth përmbajtjeve mësimore që realizohen, si dhe për aktivitetet, notat dhe sjelljen e nxënësve gjatë qëndrimit në shkollë.

Në mënyr shtesë, prindërit dhe kujdestarët do të marrin mesazhe SMS në pajisjet e tyre celulare çdo javë, sipas numrave të telefonit të shënuar në ditarin elektronik.

 

Udhëzimet për të gjitha funksionalitetet e sistemit të ditarit-e, si dhe udhëzimet video për prindërit/ kujdestarët publikohen në faqen https://ednevnik.edu.mk/ në menunë e udhëzimeve. Përgjigje shtesë për pyetjet e bëra shpesh mund të gjenden në menunë FAQ, dhe për mbështetje shtesë të përdoruesit, një mesazh dërgohet përmes formularit të kontaktit në menunë e kontaktit.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar