Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Për herë të parë ofrojmë qasje të barabartë në mësiminme shtypjen e teksteve shkollore me alfabetin e Brajit

MASH: Për herë të parë ofrojmë qasje të barabartë në mësiminme shtypjen e teksteve shkollore me alfabetin e Brajit

 

MASH: Për herë të parë ofrojmë qasje të barabartë në mësiminme shtypjen e teksteve shkollore me alfabetin e Brajit

 

 

Për herë të parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shtypur tekste shkollore në alfabetin Brajit për nxënësit me shikim të dëmtuar. Me ndihmën e këtyre materialeve mësimore, sigurohet  qasje e barabartë në mësimin për secilin nxënës.

 

Materialet, prej të cilave një pjesë tashmë janë gati, janë shtypur në shtypshkronjën speciale në DURDMOV "Dimitar Vlahov" në Shkup.

 

"Me shtypjen e teksteve shkollore për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri, nxënësit tanë do të mund më mirë të kuptojnë botën, të arsimohen dhe të kenë qasje në çdo tekst të shkruar me alfabetin Brajit. Këtë vit, falë ministres Milla Carovska, morëm financa për letrën e Brajit dhe letrën dhe svel-taç, me ndihmën e të cilave, këtë vit shkollor, nxënësit e klasës së parë dhe të katërt me konceptin e ri, janë të siguruara me tekste shkollore të Brajit. Do të doja të falënderoj Byronë për Zhvillimin e Arsimit që na  dorëzuan tekstet shkollore në dokumentin word, si do të mund ne t`i përshtatemi dhe printojmë ato në alfabetin e Brajit ”, thotë drejtori i shkollës, Boban Spasencovski.

 

Defektolog– tiflolog mr. Anita Çekanovska Dimitrievska, thotë se kuadri në shkollë vazhdimisht punon dhe ka sukses, këtë institucion arsimor ta transformojë sipas kërkesave të tendencave moderne shoqërore.

 

"Këto ndryshime bëhen sipas modelit me nevojat edukativo-arsimore të fëmijëve dhe nxënësve të verbër dhe me shikim të dobët, duke respektuar rreptësisht specifikat e fëmijëve dhe të rinjve," Çekanovska Dimitrievska.

 

DURDMOV "Dimitar Vllahov" në Shkup është institucion që për 67 vjet pandërprerë përveç me arsimin-edukativ merret edhe me veprimtari rehabilituese.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar