Viti shkollor filloi me praninë fizike të të gjithë nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme dhe respektimin e vazhdueshëm të të gjitha masave mbrojtëse kundër Covid-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të marra nga udhëheqësit e shkollave më 2 shtator, midis nxënësve, vetëm 0.01% janë raste aktive të Covid-19. Përqindja është e njëjtë edhe tek kuadri mësimor.
Plani dhe protokollet për mbrojtjen respektohen në mënyrë rigoroze në shkolla.Nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli tjetër ndihmës teknik në shkolla duhet të mbajnë maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura, temperatura e trupit duhet të matet në hyrje të objekteve dhe duart duhet të dezinfektohen. Klasat gjithashtu ventilohen vazhdimisht dhe bankat dhe dyshemetë shpesh dezinfektohen.
Reagimi i shpejtë dhe respektimi i masave është mbrojtja më e mirë. Ne u bëjmë thirrje mësimdhënësve, prindërve dhe udhëheqësve të shkollave nëse dyshojnë për një rast pozitiv që të lajmërojnë menjëherë institucionet shëndetësore dhe shërbimet epidemiologjike që do të veprojnë sipas algoritmeve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje për respektimin e vazhdueshëm të protokolleve të mbrojtjes, sepse përvoja e vitit të kaluar na tregoi se duke praktikuar masat, shkollat nuk janë transmetuese të infeksionit. Sigurisht, sjellja e përgjegjshme është e nevojshme jashtë mjediseve të shkollës. Vetëm në këtë mënyrë do të parandalojmë përhapjen e virusit dhe do të mundësojm edukim cilësor për të rinjtë, përmes mësimt me prani fizike në të cilën nuk kanë alternativë më të mirë.
Në vitin shkollor 2021-2022, mësim në shkollat fillore dhe të mesme ndjekin rreth 257 mijë nxënës