Është prokuruar plotësisht Didaktikat sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, si dhe mjetet mësimore dhe ato tashmë janë dorëzuar në shkolla dhe janë vendosur në klasa. Kënaqësia e mësimdhënësve tashmë mund të shihet, sepse ata e dinë se me këtë investim, nëse mjetet mësimore janë në klasë dhe sigurohen për secilin fëmijë, do të munden shumë më mirë dhe ma kualitativ ta bëjn përpunimin e plan programit mësimor.Për atë luftuam dhe atë kemi sot.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën fillore "Kire Gavrilovski - Jane" në Prilep, ku inspektoi aktivitetet për ndërtimin e një salle sportive të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe në materialet e dorëzuara për mësim dhe mjetet vizuale. Proces që për herë të parë këtë vit përfundon plotësisht në të gjitha shkollat para 1 Shtatorit.
“Të gjithë ata që ishin skeptikë se programi i ri do të mund të përgatitet dhe zbatohet dhe se shkollat do të përgatiten me të gjitha pajisjet që u nevojiten, me të gjitha mjetet vizuale, sot jemi dëshmitarë se kjo po na ndodh. Patriotizmi i vërtetë është kur investoni në arsimin fillor dhe të mesëm. "Në atë mënyrë, ne investojmë drejtpërdrejt në një të ardhme më të mirë të vendit tonë," tha Carovska.
Ministrja theksoi se për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në mënyrë të barabartë në programet mësimore të reja, didaktikën dhe trajnime të kuadrit mësimore, por edhe në zhvillimin e infrastrukturës arsimore.