Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Teksti shkollor i parë digjital do të nxisë kuriozitetin dhe dëshirën për shkencat natyrore te klasat e katërta

Teksti shkollor i parë digjital do të nxisë kuriozitetin dhe dëshirën për shkencat natyrore te klasat e katërta

 

Teksti shkollor i parë digjital do të nxisë kuriozitetin dhe dëshirën për shkencat natyrore te klasat e katërta

 

 

Krijimi i materialit mësimor për klasën e katërt në lëndën e shkencave natyrore përfaqësonte sfidë nga njëra anë dhe  përgjegjësi të madhe nga ana tjetër, sepse koncepti për përgatitjen e tij është mjaft më ndryshe nga ai i mëparshmi, thotë autorja Biljana Stojanovska e cila së bashku me mësimdhënëset Biljana Llazareska dhe Nela Slezenkova-Nikovska punuan në përgatitjen e materialit të parë dixhital për mësimin e shkencave natyrore që do të përdoret për mësim për klasën e 4-të që nga fillimi i vitit shkollor. Me këtë, praktikisht fillon zbatimi i Konceptit të ri, i cili në 5-6 vitet e ardhshme duhet të zbatohet plotësisht në klasën e nëntë.

 

"Gjatë përgatitjes së materialeve ishim të drejtuar nga qëllimi i zhvillimit në të menduarit kritik, kreativitet dhe proaktivitet tek nxënësit. Mu për këtë ajo është plot me përmbajtje argëtuese, eksperimente, kërkime dhe ilustrime interesante. "Përmes përdorimit të këtij teksti shkollor, nxënësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre për shprehje krijuese, mendimin kritik, komunikimin dhe bashkëpunimin, që janë, në fakt, pjesë e Standardeve Kombëtare", thotë Stojanovska.

 

Autorja theksoi se me Konceptin e ri përpiqemi në arsimin e lartë cilësor, gjithëpërfshirës, dhe qasje digjitale.

 

"Arritëm të krijojmë tekst shkollor cilësor të pasuruar me përmbajtje digjitale në formën e fotografive, videove, kuizeve, lojërave dhe animacioneve interaktive. Përmes tyre, nxënësit   njohuritë e veta do t`i plotësojnë në mënyrë më të kuptueshme dhe argëtues për natyrën dhe botën përreth tyre, pasuritë natyrore kuptimi dhe ruajtja e tyre," thotë Stojanovska.

 

 

Materialet digjitale për mësim janë një mjet tjetër më tepër me ndihmë të cilës nxënësit do të zotërojnë me sukses materialin. Për përfshirjen e të gjithë nxënësve në arsim cilësor dhe modern, MASH prokuroi 10.000 tabletë, nga të cilat 3.000 tashmë janë shpërndarë në shkolla, dhe janë të dedikuara për nxënësit e klasave të katërta nga familjet e rrezikuara nga aspekti social.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar