Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Viti shkollor fillon më një shtator, deri më tani janë vaksinuar rreth 60% e kuadrit

MASH: Viti shkollor fillon më një shtator, deri më tani janë vaksinuar rreth 60% e kuadrit

 

MASH: Viti shkollor fillon më një shtator, deri më tani janë vaksinuar rreth 60% e kuadrit

 

 

Ministria e Arsimit dhe e  Shkencës po përgatitet intensivisht për fillimin e vitit të ri shkollor nga 1 shtatori, në kushte pandemie përmes qasjesë që do të sigurojë realizimin e mësimit, por edhe mbrojtjen e shëndetit publik.

 

Gjithashtu informojmë se deri më tani nga gjithsej 31,447 punonjës në shkolla, janë vaksinuar rreth 60% dhe ju bëjmë thirrje kuadrit mësimor dhe kuadrit tjetër  tjetër në shkolla që të vaksinohen me qëllim  që të mbrojnë shëndetin e tyre, dhe kështu shëndetin e të afërmive të tyre.

 

Për fillim të pandërprerë të viti të ri shkollor sisitemi arsimor është i gatshëm për tre skenarë që u miratuan në seancë qeveritare. Skenari i parë për të cilin ne gjithashtu angazhohemi, sepse është në interesin më të mirë të nxënësve dhe nuk ka alternativë më të mirë se hapja e plotë e shkollave dhe të gjithë nxënësit të jenë në bankat e shkollës, në përputhje me të gjitha protokollet e miratuara. Skenari i dytë parasheh që mësimi të zhvillohet si në vitin shkollor 2020/2021 i cili u tregua i suksesshëm dhe efikas mësimi të ndiqet me prani fizike sipas protokolleve të veçanta, ndërsa një pjesë të realizojnë mësimin – online dhe skenari i tretë parasheh  rrotacionin e nxënësve një javë mësim me prani fizike në shkollë, në mënyrë që mos të mbyllen tërësisht.

 

Cili nga tre skenarët do të zbatohen do të varet nga situata epidemiologjike, ku  vendim do të sjell  Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive.

 

Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen nga sëmundjet infektive përgatitën  plan për mësimdhënie në vitin shkollor 2021-2022 dhe protokollet për veprimin e shkollave fillore dhe të mesme dhe ato u miratuan më shumë se 1 muaj më parë nga Qeveria dhe ju dorëzuan  menjëherë të gjitha shkollave, dhe gjithashtu u shpall publikisht në www.mon.gov.mk.

 

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me vetëqeverisjet lokale dhe drejtorët e shkollave është në komunikim intensiv dhe po përgatitet për të tre skenarët dhe për fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor më 1 shtator.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar