Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Profesor Kadriu: materialet e reja për mësimin e gjuhës shqipe i përshtaten moshës së nxënësve të klasës së parë dhe stimulojnë kureshtjen e tyre dhe dëshirën për të mësuar.

Profesor Kadriu: materialet e reja për mësimin e gjuhës shqipe i përshtaten moshës së nxënësve të klasës së parë dhe stimulojnë kureshtjen e tyre dhe dëshirën për të mësuar.

 

Profesor Kadriu: materialet e reja për mësimin e gjuhës shqipe i përshtaten moshës së nxënësve të klasës së parë dhe stimulojnë kureshtjen e tyre dhe dëshirën për të mësuar.

 

Për profesor Vehbi Kadriun, përpilimin e  materialeve të reja mësimore për gjuhën shqipe për klasën e parë ishte sfidë në të cilën ai i bashkoi njohuritë teorike me përvojën mësimore të fituar në shumë  dekada të punës  me studentët në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, të cilët po përgatiten për mësues dhe edukatorë. Në shpalljen  e Byrosë për zhvillimin e arsimit u shfaq së bashku me Mirela Terovën , gjithashtu  mësimdhënëse  me përvojë dhe autore i teksteve shkollore.

 “Konceptimi ynë për tekstin mësimor të gjuhës shqipe si mjet mësimor e cila e ndihmon drejtpërdrejt nxënësin për  leximin dhe shkrimin fillestar, përputhet pothuajse plotësisht

me Konceptin e ri për Arsimin Fillor. Koncepti i ri jo vetëm që kërkon qasje të re dhe të  ndryshme ndaj të mësuarit, por gjithashtu ju mundëson implementimin e tij duke u fokusuar në kompetencat, standardet dhe rezultatet nga të mësuarit, të orientuara ndaj nxënësit ". thotë Kadriu.

 

Materialet mësimore janë përgatitur në atë mënyrë që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve që jetojnë në këtë kohë, kureshtarë të pafund por edhe me dëshirë për lojë pa fund. Ato janë bërë sipas programit të ri në lëndën e gjuhës shqipe, sipas së cilës aftësimi i nxënësve të klasave të para për lexim logjik dhe preciz  është në semestrin e dytë.

"Ka edhe shumë risi të tjera që e bëjnë librin mësimor të gjuhës shqipe 1 shumë interesante, të cilat do të befasojnë nxënësit e klasave të para dhe mësuesit që do të punojnë me të. Ju dëshirojmë që nxënësit e  klasave të para të jenë të suksesshëm në orë të mësimit, të vijnë në shkollë me dëshirë, të buzëqeshur dhe të kënaqen duke mësuar nga libri në gjuhën shqipe me të gjitha përmbajtjet interesante, argëtuese dhe shumë të rëndësishme për ta si nxënës”, thotë profesor Kadriu.

Materialet e reja për mësim  përpilohen  sipas programeve mësimore  të reja të miratuara të cilët duhet të sigurojnë  interaktivitet  më të madh gjatë orës së mësimit  dhe të nxisin të menduarit e kreativitetit dhe mendimin kritik tek nxënësit . Përndryshe, të gjitha ndryshimet janë parashikuar me  Konceptin e ri për Arsimin Fillor të  miratuar përmes debatit  të gjerë publik, duke marrë parasysh mendimin e të gjithë anëtarve të interesuar , veçanërisht edhe publikut të kspertëve .

Implementimi  fillon në faza me fillimin e vitit të ri shkollor në klasën e parë dhe të katërt.

 

                                      

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar