Arsimimi në gjuhën amtare, që në moshën më të hershme, është shumë i rëndësishëm dhe baza për mësimin e mëtejshëm dhe nxitjen e interesit të fëmijëve për dije, kështu që me kënaqësi u paraqita në Thirrjen për përgatitjen e materialeve për mësim për klasën e parë, thotë Izeta Babaçiq, e cila së bashku me autoren Aida Zukoviq janë autoret e tekstit shkollor në gjuhën boshnjake.
“Mendoj se e drejta për arsimim në gjuhën amtare është një nga të mirat më të mëdha për pjesëtarët e bashkësis boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu që gjatë përgatitjes ne jemi udhëhequr sipas principeve dhe kritereve të cilët kërkohen dhe sipas reformave pozitive të cilët punohen në arsimin tonë. Tekstet shkollore kanë vlerë për çdo kohë që janë përdorur dhe kështu ne jemi përpjekur të krijojmë tekste shkollore për këtë kohë dhe kemi punuar sipas programet mësimore ”, thotë Бабачиќ.
Autorja thekson se në materialin për mësim i`është kushtuar vëmendje psikologjisë së fëmijëve në këtë moshë, në mënyrë që të mësuarit të jetë i lehtë, spontan dhe natyrisht t’i përgjigjet nevojës së tyre për kuriozitet.
"Vlera e tekstit shkollor për klasën e parë, pavarësisht se cila është gjuha e mësimit, njëkohësishtë përmbajtja është e barabartë për të gjithë fëmijët dhe se ndryshimi i vetëm është vetëm gjuha e mësimit. "Dhe kështu ne u përpoqëm të mundësojmë qasje të njëjtë në përmbajtjet arsimore për të gjithë fëmijët," tha Бабачиќ.
Sipas autorës në librin shkollor, vëmendje e madhe i kushtohet edhe përmbajtjeve që do t`u mundësojë fëmijëve komunikim më të lehtë në situatat gjatë jetës. Risitë, përveç përmbajtjeve të kulturës mediatike, kanë të bëjnë edhe me shkrim -lexim me mirëkuptim, por edhe pranimin dhe dhënien e informatave me të menduar si bazë për të menduarit kritik.