Pagat e mësimdhënësve në 4 vitet e fundit janë rritur me mbi 2.000 denarë, ndërsa pushteti i mëparshëm në periudhë prej 7 vitesh i ka rritur ato me vetëm 850 denarë. Rritja është rezultat i angazhimit të Qeverisë dhe t Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vlerësim dinjitoz të punës së mësimdhënësve. Për të siguruar siguri të përhershme ekonomike dhe ligjore të mësimdhënësve , Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur ndryshime ligjore që sigurojnë rritje të vazhdueshme të pagave të kuadrit mësimor , në përputhje me rritjen e pagës minimale në vend. Opozita e ka bllokuar këtë zgjidhje ligjore në Kuvend për më shumë se tre muaj.
Deputetët e opozitës i detyrohen për sqarim mësimdhënësve pse pengojnë sjelljen e ndryshimeve në Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorët profesionalë dhe pse janë kundër avancimit të statusit të tyre dhe kështu kundër interesit më të mirë të nxënësve sepse vetëm mësimdhënësit të cilëve iu vlerësohet puna e tyre janë të përkushtuar për mësimdhënie dhe arsim cilësor për nxënësit e tyre.
Gjithashtu zgjidhje ligjore parashikon edhe transformimi i 4,700 vendeve të punës prej me kohë të caktuar me kohë të pacaktuar, si dhe punësimin e drejtpërdrejtë të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional me kohë të pacaktuar, pa pritur më shumë se dy vite me kontrata dhe me kohë të caktuar.
Zgjidhja ligjore mundëson zhvillimin profesional dhe të karrierës për punonjësit në shkolla, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e punës nga dita e parë marrëdhënies së rregullt të punës.
Njëkohësisht për herë të parë komponentët e pagës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional përcaktohen ligjërisht, gjë që mundëson pagesën e shtesave të pagës për titujt pedagogjikë të fituar më parë si rezultat i suksesit në punë, shtesave për udhëheqjen e klasës , për punën e paraleleve të kombinuara dhe për punën në rajonin kodrinor-malor, për të cilat në të kaluarën kishte reagime se ato nuk paguhen nga ana e shkollave.
Ligji i bllokuar në Kuvend parasheh edhe pagesën e pagës së plotë për fond jo të plotë javor të orëve të mësimdhënësve të cilët do të realizojnë punë edukative sipas plan - programit të miratuar në përputhje me Konceptin për arsim dhe edukim fillor, nëse kanë minimum 10 orë mësimore në javë.