Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Opozita bllokon ligjin me të cilin vazhdimisht do të rriten pagat e mësimdhënësve

MASH: Opozita bllokon ligjin me të cilin vazhdimisht do të rriten pagat e mësimdhënësve

 

MASH: Opozita bllokon ligjin me të cilin vazhdimisht do të rriten pagat e  mësimdhënësve

 

 

Deputetët për më shumë se tre muaj nuk votojnë ndryshimet ligjore që u ofrojnë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional rritje të vazhdueshme të pagave dhe status më të mirë. Ligji i bllokuar nga deputetët e opozitës përmban një klauzolë e cila mbron ligjërisht zhvlerësimin e mëtejshëm të pagës së mësimdhënësve, gjegjësisht për herë të parë paga e kuadrit mësimor harmonizohet me pagën minimale. Me rritjen e pagës minimale, rriten edhe pagat e mësimdhënësve. Ju kujtojmë se me të njëjtat ndryshime ligjore janë paraparë që të  gjitha punësimet e reja në shkolla të jenë drejtpërdrejt me kohë të pacaktuar, e jo siç ishte deri më tani të presin dy vite për fillimin e procesit të transformimit.

 

Gjithashtu edhe të gjithë 4.700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional të cilët për momentin janë angazhuar me kohë të caktuar, me hyrjen në fuqi ë ndryshimeve ligjore do të marrin aktvendim për punësim  të përhershëm, nëse i plotësojnë kushtet e parapara me ligj.

Zgjidhja ligjore mundëson zhvillimin profesional dhe të karrierës për punonjësit në shkolla, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e punës nga dita e parë e marrëdhënies së rregullt të punës.

 

Njëkohësisht për herë të parë komponentët e pagës së mësimdhënësve  dhe bashkëpunëtorëve profesional  përcaktohen ligjërisht, gjë që mundëson pagesën e shtesave të pagës për titujt pedagogjikë të fituar më parë si rezultat i suksesit në punë, shtesave për udhëheqjen e klasës , për punën e paraleleve të kombinuara dhe për punën në rajonin kodrinor-malor, për të cilat në të kaluarën kishte reagime se ato nuk paguhen nga ana e shkollave.

 

Ligji i bllokuar në Kuvend  parasheh edhe  pagesën e pagës së plotë për fond jo të plotë javor të orëve të mësimdhënësve të cilët do të realizojnë  punë edukative sipas plan - programit të  miratuar në përputhje me Konceptin për arsim dhe edukim fillor, nëse kanë minimum 10 orë mësimore në javë.

 

 

 

 

Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional janë lidhja më e rëndësishme në realizimin e procesit edukativo arsimor dhe prandaj ju bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit që pengojnë punën e këtij organi për shkak të direktivave të partisë, vetëm për të mbledhur pikë të vogla - ditore politike, pikërisht për arsyen se ata nuk janë ithtarët e këtyre ndryshimeve pozitive, përfundimisht t`i tejkalojnë interesat partiake dhe të fillojnë  diskutimin e zgjidhjes ligjore, në mënyrë që të kontribuojnë në formulimin e versionit më të mirë të saj.

 

Për më tepër, në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju rikujtoi komunave dhe shkollave se mësimdhënësit të cilët punojnë me orar më të gjatë se orari i plotë i punës, janë siguruar bllok dotacione. Shpenzimet e udhëtimit llogariten gjithashtu në pagën bruto.

Sistemi me të cilin shpenzimet e udhëtimit  hynë në pagën bruto është futur me 1 janar 2009.

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar