Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH përgjigjet në pyetjet e parashtruara më shpesh gjatë konkurrimit për racion të subvencionuar për studentë

MASH përgjigjet në pyetjet e parashtruara më shpesh gjatë konkurrimit për racion të subvencionuar për studentë

 

MASH përgjigjet në pyetjet e parashtruara më shpesh gjatë konkurrimit  për racion të subvencionuar për studentë

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përgjigjet në pyetjet e parashtruara më shpesh nga studentët gjatë  konkurrimit për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.  Qëllimi është që të gjithë të interesuarve t`iu lehtësohet procesi i  konkurrimit dhe të shfrytëzojnë mundësinë që për herë të parë futet në vendin tonë, që do të thotë kontribut në avancimin e standardit të studentëve si dhe lirimin e studentëve nga shpenzimet ditore për jetesë.

 

 

Pyetjet e parashtruara më shpesh

 

1. Racioni i subvencionuar për studentë është i  dedikuar  vetëm për studentët  e  familjeve me rrezik social ?

 

Të drejtën për  racion të subvencionuar për studentë mund ta realizojnë të gjithë studentët (pavarësisht nga gjendja financiare) të cilët i plotësojnë kushtet e shënuara në Thirrjen Publike për këtë qëllim, gjegjësisht personat:

 

-  Të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

     -  Të cilët janë studentë të rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private:

     - Të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune;

     - Të cilët nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe

     - Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.

 

 

2. Dokumentacioni i  nevojshëm  për konkurrim  për racion të subvencionuar për studentë ?

 

Nuk ka nevojë të grumbulloni dokumentacione. Konkurrimi  bëhet në formë elektronike në mënyrën e mëposhtme:kandidatët duhet të konkurrojnë  në https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë konkurrimit , kandidatët duhet t`i plotësojnë formularët Fletëparaqitjen për marrjen e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentë dhe Deklaratën për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitjen për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë të nënshkruara dhe t`ia bashkangjesin  fletëparaqitjes  elektronik në  https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

 

 

3. A duhet që Fletëparaqitja dhe Deklarata që janë të obligueshme për konkurrim për racion të subvencionuar për studentë të plotësohen dhe nënshkruhen në formë të shtypur ose mund edhe në formë elektronike ( Word )?

 

Fletëparaqitja për konkurrim për racion të subvencionuar për studentë dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave të shënuara mund të plotësohen edhe në formë elektronike, mirëpo nënshkruhen vetëm në formë të shtypur, ndërsa pastaj i bashkangjiten sistemit elektronik.

 

 

4. Si të kontrollohet  që fletëparaqitja është dorëzuar me sukses dhe se MASH ka pranuar të gjithë  dokumentacionin  e bashkangjitur gjatë konkurrimit?

 

 

Pas konkurrimit  të suksesshëm, secili mund të kontrollojë në mënyrë të pavarur fletëparaqitjen përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk, në fushën "Aplikimet e mia".

 

 

5. Paraqitja elektronike nuk është i suksesshëm  pas disa përpjekjeve. Çfarë duhet të bëjë konkurruesi?

 

Mënyra e konkurrimit për racion të subvencionuar për studentë është i sqaruar në video linkun në vazhdim: https://www.facebook.com/watch/?v=416240029729436

 

6.Gjatë konkurrimit elektronik janë futur të dhëna të gabuara. A mund të bëhet korrigjimi i fletëparaqitjes?

 

Në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk hyni në  fushën "Aplikimet e mia", hapni fletëparaqitjen konkrete  dhe bëni korrigjimet përkatëse .

 

 

7. Në kartelen time të debitit  nuk është shënuar numri i llogarisë rrjedhëse . Çfarë duhet të bëjë?

 

Në linkun në vazhdim janë udhëzimet për futjen e llogarisë rrjedhëse  gjatë konkurrimit për racion të subvencionuar për studentë https://mon.gov.mk/content/?id=4174.

 

 

8. Në Thirrjen për racion të subvencionuar për studentë mund të paraqiten studentët e rregullt të viti të 4, semestri i 8, të cilët ende nuk kanë përfunduar?  

 

Studentët të cilët nuk do të regjistrojnë semestër tjetër (absolventët ) nuk mund të konkurrojnë për racion të subvencionuar për studentë.

 

 

9. A kanë të drejtë studentët të cilët janë shfrytëzues të bursës të regjistruar në programet studimore - Matematikë, Kimi dhe Fizikë të konkurrojnë për racion të subvencionuar për studentë? 

 

Studentët shfrytëzues të  kësaj kategorie të bursës nuk kanë të drejtë të konkurrojnë për racion të subvencionuar për studentë. . Gjegjësisht, këta studentë kanë të ardhura më të larta se paga minimale neto prej 18,000 denarë në muaj gjatë gjithë vitit akademik dhe për këtë arsye nuk i plotësojnë kushtet  sipas Thirrjes publike: të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të lartë se neto paga minimale në Republikë për vitin aktual.

 

 

10. A do të ndikojë kjo ndihmë në vazhdimin e bursës në shtator-tetor?

 

Racioni i subvencionuar për studentë nuk do të ndikojë në vazhdimin e bursës për studentë nuk do të ndikojë në vazhdimin e bursës për studentë përveç nëse jeni shfrytëzues  të bursë së grupit të TRETË nëngrupet Matematikës, Kimi ose Fizikë. 

 

 

 

 

Racioni i subvencionuar për studentë është zgjidhje sistematike që është pjesë e programit Qeveritar dhe MASH e cila përmirëson ndjeshëm standardin e studentëve duke dhënë mbështetje financiare në vlerë mujore prej 2400 denarë për 9 muaj të vitit. Thirrja Publike është shpallur në linkun në vazhdim.

 

konkurrimi ka filluar nga dje dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët të cilët do të fitojnë të drejtën e studentit në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror, afti për konkurrim është prej më 1 deri më 31 tetor 2021.

 

Pa përfundimit të afatit për konkurrim, Ministria e Arsimi dhe Shkencës do të njoftojë secilin kandidat për statusin në fletëparaqitjen elektronike, ndërsa mjetet do t`i transferohen në llogarinë rrjedhëse të studentit fletëparaqitjet e të cilëve janë pranuar, në fillim të çdo muaji.

 

Mbështetja financiare nuk është planifikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator.

 

Sipas llogarive, mbështetja financiare është paraparë për rreth 40.000 studentë të cilët do të shfrytëzojnë këtë të drejtë, ku në nivel vjetor janë siguruar rreth 15 milion euro.

 

Studentët të cilët do të realizojnë të drejtën, mjetet do të mund t`i shfrytëzojnë për blerje tek të gjithë tregtarët.

 

MASH siguron mbështetje për konkurrim për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë, përmes Sektorit për standard të nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktet në vazhdim: 075 276 310 Kenan Sali  (qenan.sali@mon.gov.mk), 076 485 023 Xhemile Llamallari  (xhemile.lamallari@mon.gov.mk) или 070 622 853 Neshe Mustafa (nese.mustafa@mon.gov.mk) ose përmes zyrës në katin  përdhes në ndërtesën e Ministrisë

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


4/24/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar