Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: prej sot fillon aplikimi për racion të subvencionuar për student, këto janë kushtet

MASH: prej sot fillon aplikimi për racion të subvencionuar për student, këto janë kushtet

 

MASH: prej sot fillon aplikimi për racion të subvencionuar për student, këto janë kushtet

 

 

Prej sot fillon  aplikimi për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë, masë e cila është pjesë e programit të punës së Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjë që përmirëson ndjeshëm standardin e studentit përmes mbështetjes financiare në vlerë prej  2400 denarë për 9 muaj në vit. Thirrja publike  është shpallur në linkun në vazhdim.

                                                  

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se për racion të subvencionuar për studentë mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregull në studimet deridiplomike në insotitucionet shtetërore dhe private të  arsimit të lartë, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kandidatët e interesuar duhet t`i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

-të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune;

-të mos jenë të regjistruar si bujq individual;

-të mos kenë të ardhura mujore me asnjë bazë më të madhe se neto paga minimale në vitin vijues.

 

Aplikimi për racion të subvencionuar bëhet në formë elektronike, përmes portalit  https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ku edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar bashkëngjiten  Fletëparaqitja për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitjen për marrjen e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentë Gjatë aplikimit, studentët gjithashtu duhet të shikojnë edhe dokumentin - Udhëzime për futjen e llogarisë rrjedhëse gjatë aplikimit për racion të subvencionuar për studentë.

 

MASH zyrtarisht i siguron të gjitha dëshmitë tjera për plotësimin e kushteve, të cilat i posedon MPB, APRM, DAP dhe shërbimet e studentëve të fakulteteve. 

 

Afati i aplikimit për vitin  vijues është prej më datë 1 deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror, afati  për aplikim është prej më 1 deri më 31 tetor 2021.

 

Pas përfundimit të afatit për aplikim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të njoftojë secilin kandidat për statusin e aplikimit në formë elektronike, ndërsa mjetet do të transferohen në llogarinë rrjedhëse të studentëve fletëparaqitjet  e të cilëve janë pranuar, në fillim të çdo muaji.

 

Mbështetja financiare në vlerë prej 120 denarë për çdo ditë pune të muajit, me përjashtim të festave shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune, nuk është planifikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator.

 

Sipas vlerësimeve, mbështetja financiare është paraparë për rreth 40,000 studentë që do të shfrytëzojnë këtë të drejtë, për të cilët, sigurohen rreth 15 milionë euro në vit. Studentët të cilët do të fitojnë këtë të drejtë mjetet do të mund të shfrytëzohen  për blerjen e  shërbime nga të gjithë tregtarët.

 

 

MASH siguron mbështetje për aplikim për realizimin e të drejtës së racioneve për studentë, përmes Sektorit  për standardin e nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktet në vazhdim: 075 276 310 Qenan Sali  (qenan.sali@mon.gov.mk), 076 485 023 Xhemile Llamallari (xhemile.lamallari@mon.gov.mk)ose 070/622-853 Neshe Mustafa (nese.mustafa@mon.gov.mk) ose përmes zyrës në katin  përdhesë  në ndërtesën e Ministrisë.

 

Lajme dhe Ngjarje


4/24/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar