Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe ministri i Punëve të Brendshme sot vizituan shkollën fillore "Hristijan Karposh" në Kumanovë, ku po zhvillohen punimet ndërtimore për rekonstrukcionin e objektit të shkollës.
Rekonstrukcioni kryhet me mjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vlerë të përgjithshme prej rreth 8,9 milion denarë, ndërsa është paraparë që tërësisht të zëvendësohet çatia e rrënuar e shkollës, të vendosen dysheme të reja ,tualete si dhe dritaret e vjetra të zëvendësohen me të reja.
“ Jam e lumtur që nxënësit vitin e ri shkollor do ta fillojnë në objektin në të cilin po përmirësojmë kushtet për mësim. Si Ministri dhe si Qeveri periudhën e kaluar së bashku me vetëqeverisjet lokale treguam se jashtëzakonisht e rëndësishme është të krijojmë arsim cilësor për çdo fëmijë edhe atë në tërë vendin, në çdo qytet dhe vandbanim.
Qëllimi ynë është të krijojmë breza të ardhshëm që do të jenë një potencial shumë i çmuar për vendit tonë, ndërsa atë ne mund ta arrijmë vetëm përmes investimeve në sistemin arsimor. Këtë e dëshmojmë jo vetëm me investime të fuqishme në infrastrukturë, por edhe me zhvillimin e programeve mësimore cilësore dhe bashkëkohore dhe me mbështetjen e kuadrit mësimor ”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se me rekonstrukcionin e shkollave si dhe me sigurimin e paisjeve dhe enterierisë së nevojshme , me përshpejtim të madh po përgatiten materialet e reja mësimore për klasën e parë dhe katërt që do të përdoren nga viti i ri shkollor, si dhe trajnimi dhe sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme të kuadrit mësimor.
“ Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se MASH vazhdimisht i rrit mjetet për investime kapitale, ndërsa këtë vit janë siguruar rreth 1 miliardë denarë për ndërhyrje në infrastrukturë, që është dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar.
Rritja e investimeve publike në arsimin fillor mundësohet edhe përmes projektit me Bankën Botërore, me vlerë 21.5 milionë euro, prej të cilave 60% do të jenë të destinuara për shkollat, në nivelin e granteve për adaptime ndryshime dhe për prokurimin e pajisjeve të TI -së dhe krijimin e bibliotekave digjitale.
Në rrjedhë është edhe thirrja për sigurimin e qasjes së plotë të institucioneve, prej të cilave një pjesë janë shkolla fillore.
I ftojmë të gjitha komunat të aplikojnë dhe të sigurojnë kushte më të mira për nxënësit”, theksoi Carovska.