Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska e vizitoi shkollën e rinovuar në Zapollzhanë: Sigurojmë kushte moderne për mësim për çdo fëmijë

Carovska e vizitoi shkollën e rinovuar në Zapollzhanë: Sigurojmë kushte moderne për mësim për çdo fëmijë

 

Carovska e vizitoi shkollën e rinovuar në Zapollzhanë: Sigurojmë kushte moderne për mësim për çdo fëmijë

 

 

Ministrja e Arsimit Milla Carovska dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri për vetëqeverisje lokale Goran Milevski, sot e vizituan shkollën e rinovuar “Peco Daskallot” në Zapollzhanë, Komuna e Dollnenit.

 

Ministrja Carovska gjatë vizitës deklaroi se me rikonstruksionin Qeveria i plotëson premtimet e banorëve dhe të fëmijëve të dhëna jo më shumë se një vit për rikonstruksionin e shkollës.

 

“Me të vërtet jam e lumtur që sot jemi këtu në shkollën e rinovuar e cila mori pamje krejtësisht të re dhe moderne, ndërsa nxënësit nga shtatori do të fillojnë vitin shkollor, siç i ngjan, në kushte të sigurta dhe dinjitoze. Me modernizimin e objekteve shkollore dhe sigurimin e kushteve moderne për mësim, i mbajmë të rinjtë në vendin e tyre të lindjes, me çka kontribuojmë në zhvillimin e ekuilibruar të tërë vendit.

 

Me këtë si Qeveri treguam se kujdesi i barabartë për fëmijët është përparësia jonë kryesore dhe se nuk ka pengesa të sigurohen financa kur bëhet fjalë për avancimin dhe zhvillimin e cilësisë së arsimit. Këto përpjekje tona u mbështetën nga Qeveria e Konfederatës Zvicerane, gjegjësisht Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, e cila i siguroi mjetet financiare në korniza të Programit të qëndrueshëm të zhvillimit rajonal të ekuilibruar, projektit Zviceran, për të cilin i shpreh mirënjohje të madhe Ambasadorit," tha.Carovska.

 

Ministrja Carovska theksoi se çdo vend i mençur investon vërtet në arsimin e fëmijëve, me çka ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë.

 

“Këto janë qëllimet kryesore të proceseve të reformave që i fillojmë nga viti i ri shkollor - krijojmë arsim modern për të cilin zhvilluam programe mësimore të reja cilësore, investojmë në përmirësimin e kushteve në shkollat, por edhe në mbështetje dhe zhvillim të kuadrit mësimor ", tha Carovska.

 

Sipas projektit, është rikonstruksuar objekti me  sipërfaqe prej rreth 300 m2, gjegjësisht dy klasa, zyra e mësimdhënëses, objekte ndihmëse për realizimin e mësimit praktik, si dhe hapësirat ndihmëse administrative. Janë investuar rreth 6 milionë denarë, gjysma e të cilave janë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dhe gjysma tjetër nga Qeveria Zvicerane.

 

 

Këto aktivitete infrastrukturore u realizuan në bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, që është edhe një përfitim tjetër. Renovimi i shkollës është një hap më parë drejt realizimit të angazhimeve të Qeverisë për zhvillimin dhe përparimin në të gjithë territorin, përmes investimeve kapitale që do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve..

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar