Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. Nr. 19-11176 / 1 datë 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 500 (pesëqind) bursave për nxënës që zbatojnë plane dhe programe për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje tre vjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2021/2022 ndan 30 (tridhjetë) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme në fushën e arteve nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022
KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet :
1- Të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe dhe plane mësimore për aftësim dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ;
2. Të ketë arritur sukses të vazhdueshëm me shumë mirë në arsim deri më tani;
3. të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;
4. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
1- Të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe dhe plane mësimore për aftësim dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ;
Kriteri për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 01.09.2021 deri më datë 15.09.2021, nga ora 08-16.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1.Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;
3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I (parë)dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin dëftesat origjinale të skanuara.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 10.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 20.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.
VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumente në formë të letrës detyrimisht duhet të dorëzojnë edhe kopje nga llogaria personale e transaksionit, në të kundërtën fletëparaqitja nuk do të pranohet.