Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. Nr. 19-11176 / 1 datë 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënësit – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2021/2022 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënësit – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur së paku suksesin mirë;
2. të jenë nxënës të rregullt nga viti II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur suksesin e mirë;
3. të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesin social, vërtetimi nga shtëpia ku kujdeset ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën do të vërtetojë se ata janë fëmijë pa prindër;
4. të mos e kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga ndonjë institucion ose firmë tjetër;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.
II. MËNYRA, DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 01.09.2021 deri më datë 15.09.2021, nga ora 08-16
. Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;
3. Fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin dëftesat origjinale të skanuara)
4. vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesin social, vërtetimi nga shtëpia ku kujdeset ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën do të vërtetojë se ata janë fëmijë pa prindër;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 10.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 20.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.
VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumente në formë të letrës detyrimisht duhet të dorëzojnë edhe kopje nga llogaria personale e transaksionit, në të kundërtën fletëparaqitja nuk do të pranohet.