Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për ndarjen e 520 (pesëqind e njëzet) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022

Konkurs për ndarjen e 520 (pesëqind e njëzet) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. Nr. 19-11176 / 1 datë 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës  shpall

 

KONKURS

 

për ndarjen  e 520 (pesëqind e njëzet) bursave për mbështetje sociale për nxënës  nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2021/2022

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ndanë  520 (pesëqind e njëzet) bursa për mbështetje sociale për nxënës  nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2021/2022

 

     KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  dhe plotësojnë kushtet :

 

1.Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I  të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën shumë të mirë

2.Të jenë nxënës  të rregullt vitin  II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;

 

3.    të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;

4.    të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;

5.    të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut  ;

 

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

 

-Gjendja materiale e familjes së ngushtë e nxënësit ,

-Pozita sociale e familjes së ngushtë e nxënësit,

-Suksesi i arritur dhe

-Shpërblime të fituara  në garat ndërkombëtare / shtetërore të fituara gjatë dy viteve të mëparshme shkollore për nxënësit e vitit të parë, gjegjësishtë  gjatë vitit shkollor të mëparshëm për nxënësit nga viti II, III dhe IV

        Për kriterin e gjendjes materiale të nxënësit dhe familjes tyre më të ngushtë, merren të ardhurat mujore bazuar në pagën mujore, pension, ndihmë sociale ose kompenzim me bazë tepricë teknologjike për prindërit-kujdestarët e familjes së nxënësit në bazë të pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë  së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

           Nëse të ardhurat mujore të familjes së ngushtë për anëtar janë më të vogla ose të barabarta me 35% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kandidat merr numrin maksimum  prej 60 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 35% dhe janë më të ulëta  ose të barabarta me 45% të pagës mesatare mujore neto të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kandidat merr 40 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 45% dhe janë më të ulëta  ose të barabarta me 55% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut  kandidat merr 30 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 55% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 65% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat  merr 20 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 65% dhe janë më të ulëta  ose të barabarta me 75% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriutn, kandidat merr 10 pikë dhe nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të larta se 75% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut , nuk merren pikë.

 

Të ardhurat totale mujore për një anëtar të familjes llogariten si shuma e të gjitha të ardhurave mujore të secilit anëtar të familjes me të cilin jeton nxënësi, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes.

Të ardhurat mujore konsiderohen:

 

  Paga e fundit e paguar nga babai

  Paga e fundit e paguar nga nëna

  Paga e fundit e paguar nga anëtarët e tjerë të familjes

  Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë ekonomikedhe  profesionale (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht

  Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë bujqësore  (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht

  Të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore   (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht

  Të ardhura të tjera (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht

  Nxënësit - fëmijët e prindërve të vetëm, fëmijët e shfrytëzuesve të  ndihmës sociale dhe fëmijët hfrytëzues të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët  të ardhurat totale në familjejanë  deri në pagën minimale neto të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , marrin nga 5 pikë.

 

Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës.Gara ndërkombëtare nënkupton  garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në  http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  01.09.2021 deri më  datë 15.09.2021, nga  ora 08-16.

 

. Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

 1.Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;

 3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit  të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin  dëftesat origjinale të skanuara)

  4. Fotokopje të noterizuara të diplomave për shpërblimet e fituara në garat shtetërore  dhe / ose ndërkombëtare; (Kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, për të bashkangjitur diplomat origjinale të skanuara);

   5. "Vërtetim  për pagën e realizuar të anëtarëve të familjes të punësuar për muajin gusht 2021ndërsa  nëse për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim  për pagën e fundit të paguar;për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çeku; për prindërti e divorcuar të dorëzohet dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion e njejta të dorëzohet si e ardhur mujore; për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet  Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit; për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjeksor; ndërsa për vëllezër/motra të kandidatit të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht  fakulteti ose institucion tjetër;

 

;  

 6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër publikuar në ueb faqe të ministrisë;

7.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik;

8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë ( prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

 

- Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. бр.189/16),do të sigurojë dokumentin në vazhdim:

 Certifikatë nga Drejtoria për të ardhurat publike, për të ardhurat e realizuara vjetore me baza të ndryshme për vitin e mëparshëm (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga veprmtaria bujqësore, të ardhura nga pronat dhe të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, përfitime kapitale, fitime nga lojrat e fatit dhe lojra tjera shpërblyese, të ardhura tjera) për të dy prindërit-kujdestarët, vëllezër /motra të kandidatit

- Vërtetim se janë të papunësuar ose marrin/nuk marrin kompenzim për anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencioni për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-       Certifikatë e të lindurve për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë e të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amë.

-       Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

- Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe  i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 10.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 20.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.

 

 VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumente në formë të letrës detyrimisht duhet të dorëzojnë edhe kopje nga llogaria personale e transaksionit, në të kundërtën fletëparaqitja nuk do të pranohet.

 

 

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar