Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. Nr. 19-11176 / 1 datë 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për dhënien e 9 (nëntë) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore në profesionin e tekstilit -lëkurës, sektor tekstili, lëkurë dhe produkte të ngjashme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë deri në 9 (nëntë) bursa për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore në profesionin e tekstilit -lëkurës, përkatësisht sektorin e tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022.
. 1.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
1 .të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit e tekstilit dhe lëkurës, përkatësisht sektorin e tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme në Republikën e Maqedonisë Veriore;
2. të kenë të fituar çmime për vendin e I, II ose III në gara ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e tekstilit dhe profesionit të lëkurës, përkatësisht sektorin e tekstilit, lëkurës dhe produkteve të ngjashme
3. të kenë të arritur minimum sukses të vazhdueshëm nga arsimi shumë i mirë i deritanishëm;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
- Suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.
II .MËNYRA DHE AFATI PËR APLIKIM
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 01.09.2021 deri më datë 15.09.2021 nga ora 08-16.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;
2.
3. Fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit, të vërtetuara në noter (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX); (Kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike të bashkangjesin dëftesat origjinale të skanuara)
4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër,
6. Deklaratë e nënshkruar nga një prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën është në pajtim Ministria e Arsimit dhe Shkencës të sigurojë zyrtarisht dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
-Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 20.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj ,për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.
VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumente në formë të letrës detyrimisht duhet të dorëzojnë edhe kopje nga llogaria personale e transaksionit, në të kundërtën fletëparaqitja nuk do të pranohet.