Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të maqinerisë, përkatësisht sektori i maqinerisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2021/2022

Konkurs për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të maqinerisë, përkatësisht sektori i maqinerisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2021/2022

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. Nr. 19-11176 / 1 datë 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës  shpall

 

KONKURS

për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të maqinerisë, përkatësisht sektori i maqinerisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2021/2022

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë  9 (nëntë) bursa për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të maqinerisë përkatësisht sektori  i maqinerisë në shkolla të mesme publike dhe private ,në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut  për vitin shkollor 2021/2022

 

I.             KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  dhe plotësojnë kushtet :

1.       të jenë nxënës të rregullt të shkollës së mesme  që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të maqinerisë,  përkatësisht sektorii i maqinerisë, në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut  ;

2.        të ketë arritur  sukses të vazhdueshëm minimum- shumë mirë në arsim deri më tani

3.        të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;

4.        të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;

5.        të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut  ;

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.

 

 II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në  http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  01.09.2021 deri më  datë 15.09.2021, nga  ora 08-16.

. Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

 

1.    Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2.    Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;

3. Fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin  dëftesat origjinale të skanuara)

4. .Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër;

5.Deklarata e nënshkruar nga  prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta;

6..Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në  pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në uebfaqen e Ministrisë;

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

- Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe  i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 10.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 20.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.

VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumente në formë të letrës detyrimisht duhet të dorëzojnë edhe kopje nga llogaria personale e transaksionit, në të kundërtën fletëparaqitja nuk do të pranohet.

 

 

 

 

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar