Në pesë shkolla fillore me qendër për resurse në rrjedhë janë shpalljet publike për punësimin e 500 asistentëve arsimor, të cilët nga vjeshta do të jenë mbështetje e nxënësve me zhvillim atipik të përfshirë në mësimin e rregullt.
Në shpalljet mund të aplikojnë të gjithë personat të cilët kanë përfunduar arsimin për: edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punëtor social, pedag social dhe rehabilitues, si dhe të gjithë atë të cilët i plotësojnë kushte për mësimdhënës të grupit klasor dhe lëndor.
Asistentët arsimorë do të fokusohen në sigurimin e arsimit cilësor për nxënësin përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit dhe prindërit / kujdestarët, bashkëpunëtorët profesional dhe ekipin gjithëpërfshirës i cili kujdeset për nxënësit. Njëkohësisht, ata duhet të inkurajojnë bashkëpunimin midis fëmijëve dhe bashkësisë.
Të ardhurat mujore sipas njoftimeve janë 24,208 denarë. Prej gjithësej 40 orëve në javë , asistentët duhet 20 deri 30 t`i kushtojnë mbështetje të drejtëpërdrejt nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa pjesën tjetër për përgatitjen dhe organizimin e punës së tyre.
Përveç njoftimeve nëpër mediet publike, shpalljet gjenden edhe në internet faqen e Shkollave publike me qendër me resurse.
SHFQR „Zlatan Sremec”-Shkup
SHFQR „Idnina” - Shkup
SHFQR „ Koço Racin” - Manastir
ЈАВЕН ОГЛАС за вработување на приправници образовни асистенти за ученици со попреченост во основното образование. – Завод Кочо Рацин Битола
http://www.zavodkocoracin.com.mk/јавен-оглас-за-вработување-на-приправ/
SHFQR „Shën Kliment Ohridski”-Novo Sello
http://www.novoselo.gov.mk/oglasna-tabla/%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b5%d0%bd-%d0%be%d0%b3%d0%bb%d0%b0%d1%81-%d0%b7%d0%b0-%d0%b2%d1%80%d0%b0%d0%b1%d0%be%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d0%be%d0%bf%d1%80%d0%b5%d0%b4%d0%b5%d0%bb/
SHFQR „ Maca Gjorgieva Ovçarova " - Veles
http://www.poumacaovcarovaveles.edu.mk/vest-statija/81522/javen-oglas-za-vrabotuvanje-na-obrazovni-asistenti-za-uchenici-so-poprechenosti-vo-osnovnoto-obrazovanie