Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takim me të rinjtë: Nga shtatori, nxënësit do të marrin bursa në vlerë prej 3.500 denarë

Carovska në takim me të rinjtë: Nga shtatori, nxënësit do të marrin bursa në vlerë prej 3.500 denarë

 

Carovska në takim me të rinjtë: Nga shtatori, nxënësit do të marrin bursa në vlerë prej 3.500 denarë

 

Mesatarisht për 11% rriten bursat për nxënësit të cilët do të paguhen me fillimin e viti të ri shkollor. Me vendimin e Qeverisë që u  sjellë të hënën në vend të vlerës prej 2,200 deri 2,970 denarë në muaj nxënësit do të marrin bursë në vletë prej 3.500 denarë. Vlera e përgjithshme mujore e cila do të ndahet  për këtë qëllim nga pothuajse 87 milion denarë rriten në 97,8 milion denarë dhe do të përfshihen 3.100 nxënës.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska pas takimit me shoqatat e nxënësve dhe studentëve të cilët e përshëndetën vendimin për rritjen e shumës  dhe futjen e bursave të reja.

"Së bashku me përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme dhe grupin punues TË RINJTË -MASH gjatë dhjetë muajve të kaluar punuam në analiza dhe plan për rritjen e bursave për nxënës me qëllim që të stimulojmë punën e tyre, njohuritë dhe sukseset si dhe t`i inkurajojmë të regjistrohen në paralelet duale ku së bashku me odat ekonomike, kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale i  vendosëm në shkollat e mesme profesionale.

"Politika e ndarjes së bursave është zgjeruar, si nga aspekti i llojeve të bursave, kemi disa kategori të reja për të përfshirë sa më shumë të rinj, por edhe shuma të rritura ndjeshëm për një numër të madh të bursave  ekzistuese, në mënyrë që të ndjejnë vërtet mbështetje materiale nga shteti, "tha Carovska.

Ministrja theksoi se fokusi i politikave të regjistrimit është arsimi i mesëm profesional i cili u dëshmua si deficitarë  dhe ofron prosperitet për të rinjtë, kështu që kategori me numër më të madhë janë bursat për nxënësit  që do të regjistrohen në klasa duale  në arsimin profesional katër-vjeçar, por edhe nxënësit  që do të regjistrohen në arsimin e mesëm profesional tre vjeçar.

"Bursat për mbështetje sociale janë gjithashtu kategoria më e madhe, në mënyrë që t`iu dalim në ndihmë fëmijëve familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore nën atë që do të thotë optimale për një jetë normale dhe  funksionale," tha Carovska.

Konkurset do të shpallen për të gjitha llojet e bursave dhe të interesuarit do të informohen në kohë për të gjitha kushtet, kriteret dhe afatet për realizimin  e kësaj të drejte.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes grupit të punës TË RINJTË-MASH do të vazhdojë të krijojë politika me të cilat do të  përmirësohet standardi dhe kushtet e të mësuarit për të rinjtë.

[ Wednesday, July 21, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar