Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Autorja e librit shkollor në Gjuhën Maqedonase Dellçeva-Dizdareviq: Nxënësit do të shkollohen qysh në klasën e parë

Autorja e librit shkollor në Gjuhën Maqedonase Dellçeva-Dizdareviq: Nxënësit do të shkollohen qysh në klasën e parë

 

Autorja e librit shkollor në Gjuhën Maqedonase Dellçeva-Dizdareviq: Nxënësit do të shkollohen qysh në klasën e parë

 

Kam aplikuar në konkursin  për përgatitjen e  materialeve për mësim  sepse specialiteti im më i afërt si profesor universiteti në Institutin e Pedagogjisë, në Fakultetin Filozofik, është shkrim-leximi gjuhësor. Unë kam përvojë profesionale 30 vjeçare dhe ishte një sfidë e madhe për mua të punoja në librin e ri shkollor sepse Koncepti i ri për arsimin fillor kërkon qasje tjetër  më ndryshe  ndaj të mësuarit, thotë profesoresha Jasmina Dellçeva-Dizdarevic, autore e librit shkollor në Gjuhën Maqedonase për klasën e parë.

Ashtë një risi që nxënësit e klasave të para, sipas planprogramit të ri në gjuhën maqedonase, në semestrin e dytë do të fillojnë të shkollohen . Drejtshkrimi ynë fonetik kërkon që nxënësi të lexojë  sikur se  flet. Leximi i rrokjes ose leximi shkronjë  për shkronjë nuk është funksion i leximit të duhur. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet, sepse nxënësit me shkrim-lexim të gabuar do të  kenë vështirësi në leximin e mëtejshëm, atyre u mungon leximi logjik, gjegjësishtë  kuptimi i leximit. Prandaj, duhet pasur shumë kujdes: Gjuha Maqedonase nuk është vetëm lëndë mësimore , por është gjithashtu edhe gjuhë mësimore, gjuhë me të cilën ata mësojnë dhe zotërojnë përmbajtjen e lëndëve të tjera ”, shpjegon Dellçeva-Dizdareviq.

Gjatë përgatitjes së materialeve mësimore, ajo  është udhëheq  nga nevojat e fëmijëve të sotëm , për të kënaqur kuriozitetin e tyre, i cila  në atë moshë duhet të stimulohet   kurse rezultatet nga   mësuarit  të përvetësohen përmes lojës.

"Gjithashtu është e rëndësishme se në programin mësimor të ri , përveç kulturës mediatike ,për herë të parë futet edhe shkrim-leximi mediatik, që do të thotë se nxënësit  që në moshë të hershme do të jenë në gjendje t`i njohin informacionet që i marrin nga mediat  dhe të vazhdojnë të dinë se si ta njohin atë sipas rëndësisë, t`i kuptojnë  dhe të kenë  qëndrim kritik ndaj tyre, shtoi autorja e librit shkollor në Gjuhën Maqedonase për klasën e parë.

Dellçeva-Dizdareviq thotë se nuk ishte e vështirë të përgatiteshin materialet mësimore, sepse ajo dinte çfarë të bënte që nga fillimi.

“Përvoja shumë vjeçare më ka përgatitur për këtë punë. Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ilustruesin dhe grafistët –dizajner  dhe  me kënaqësi them se materialet janë shumë bukur të ilustruara dhe të  pasuruara , ashtu siç kërkohet nga mosha e klasave të para. Në bashkëpunim të ngushtë me ilustruesit, ne shpejt gjetëm një gjuhë të përbashkët dhe faqet e librit u mbushën, thotë Dellçeva Dizdareviq, duke theksuar se ajo kishte shkruar edhe më parë materiale për të mësuar Gjuhën Maqedonase, së bashku me babanë e saj Gjorgji Delçev,abetarja  e të cilit i shkolloi  36 gjenerata  të nxënësve  maqedonas.

"Në fund, dua t`u uroj nxënësve të klasave të para shumë sukses, buzëqeshje dhe mësim të lehtë, të mësojnë dhe të  kuptojnë  se të mësuarit mund të jetë lojë, semund të jetë interesante dhe argëtuese," tha Jasmina Dellçeva-Dizdareviq, autorja e librit shkollor në Gjuhën Maqedonase për klasën e parë.

[ Tuesday, July 20, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar