Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë 01.10.2021 dhe zgjatë deri më 30.10.2021.
Shfrytëzuesit e bursës duhet të dorëzojnë vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitit të studimit dhe certifikatë/ vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna me sukses nga vitet e kaluara dhe indeksin në shikim, si dëshmi se ka dhënë 80% gjegjësisht 90% ( varësisht nga lloji i bursës të cilën e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur notën mesatare të studimeve në përputhje me kontratën e bursës.
Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike me bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, nëse studentët nuk kanë mundësi të dorëzojnë të njëjtët në mënyrë elektronike atëherë dorëzojnë në Shërbimin Administrativ në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose përmes postës ( dërgesë rekomanduese me letër kthyese) në adresën : Bul. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup ose drejtpërdrejtë në Ministri.
Kontakt telefoni për informata më të hollësishme në Ministri: 076-485-023, Xhemile Llamallari