Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe objektet tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2021/2022

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe objektet tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2021/2022

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Amdinistratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 58/00, 44/02, 82/08,167/10 dhe  51/11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut  nr. 96/19 dhe  110/19 neni 24 të Ligjit për Standardin e Studentit (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/2013, 30/2013, 120/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 178/2016, 64/2018, 20/2019 dhe  19 dhe “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. 124/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

 

 

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe objektet  tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor  2021/2022

 

 

I.1. Në vitin akademik 2021/2022  në konviktet shtetërore dhe objektet tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut  në konviktet private për studentë do të pranohen studentët e  rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë në:

 

 

 

Numri rendor KONVIKTI PËR STUDENTË Numri i shtretërve për studentët e vitit të I numri i shtretërve për studentët e vitit II, III, IV, V dhe VI dhe absolventë NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE

Numri rendor

KONVIKTI

VENDI

Numri i shtretërve për sudentët e vitit të I

Numri i shtretërve për studentët e vitit të II, III, IV, V dhe VI dhe apsolvetëve

NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE

1

KSHS “SHKUP”

Shkup

 

 

 

 

- GOCE DELLÇEV

 

246

970

1216

 

-KUZMAN JOSIFOVSKI PITU

 

98

392

490

 

-STIV NAUMOV – ndërtesa e parë dhe e dytë

 

120

481

601

 

- STIV NAUMOV – barakat e reja

 

27

111

138

2

KSHK “PELLAGONIJA

Shkup

200

797

997

3

KSHK “TOME STEFANOVSKI SENIQ”

Shkup

74

296

370

4

KSHK “KOÇO RACIN”

Manastir

77

308

385

5

KSHK “NIKOLLA KAREV”

Ohër

49

194

243

6

KSHK “ORDE ÇOPELLA”

Prilep

268

67

335

7

KSHK “BRAQA MILLADINOVCI”

Shqip

46

190

236

8

KPS “OAZA”

Shkup

22

90

112

9

KPS “HILJADNIKOV”

Shkup

12

48

60

10

KPS “LOGOS”

Shkup

10

42

52

 

Gjithsej:

 

1249

3986

5235

           

 

* Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mban të drejtën e rregullimi të numrit të personave të akomoduar në konviktet për studentë në përputhje me protokollet në fuqi për punë në kushte me përballjen me virusin COVID 19 dhe gjendjen  epidemiologjike në vend.

 

I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendevenë kovikte bëhet në mënyrën si vijon:

а) grupi i parë - 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve në konvikte janë

për studentët të cilët të ardhurat  e përgjithshme në familje i kanë deri në neto pagën minimale të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë për studentët: :

 

 

- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore,

- fëmijë me nevoja të veçanta

- fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në të holla,

- fëmijë të prindërve vetëushqyes;,

- fëmijë të prindërve të papunësuar  dhe

-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

 

 

 

b) Në grupin e parë bëjnë pjesë edhe studentë për të cilët të ardhurat  e përgjithshme në familje janë  mbi neto pagën  minimale të caktuar në Republikën e Maqedonisë edhe atë :

- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore

- fëmijë me nevoja të veçanta,

- fëmijë të prindërve vetëushqyes

- fëmijë të prindërve të papunësuar  dhe

-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënie së punës për shkaqe afariste.

 

 

c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  janë për studentët të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.

 

 

ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  janë për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë   në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nuk bëjnë pjesë  në grupet e pikave  a), b) dhe c) të kësaj pike.

 

 I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arisimit të lartë   në  Republikën  e  Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

II. KUSHTET PËR PRANIM

II.1. Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë, dhe të regjistruar në studime akademike me kohëzgjatje:

-       më pakë se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit akademik

-       tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se një vit akademik dhe

-       mbi tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite akademike;

 

 

 

II.2. Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt të cilët janë regjistruar në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë   në Republikën e Maqedonisë së Veriut të zgjedhur me konkurse, aktvendime, marrëveshje etj dhe atë: bursistë qeveritarë – studentë me prejardhje maqedonase, studentë të huaj  të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë  në Republikën e Maqedonisë së Veriut , studentë në përputhje  me programin CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve bilateral etj.

 

 

II.3. Nuk kanë të drejtë regjistrimi studentët të cilët:

  1. kanë prishur rendin në konvikt  me ç′rast  u është shqiptuar masë disiplinore për shfrytëzimin e shërbimeve në konvikt , gjatë kohës së caktuar në masën e shqiptuar edukative,
  2. Studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë,
  3. Studentët të cilët nuk kanë shlyer  pagesat për akomodim  ndaj konviktit  më shumë se një muaj,
  4. Studentët e regjistruar në studime pasdiplomike,

 

II.4. Studentët tek të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të marrë, i njëjti do t′i merret atij dhe do t`i jepet studentit që gjendet në listën e pritjes për konviktin përkatës.

 

 

 

III. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas  Konkursit  plotësojnë fletëaplikim elektronik dhe ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk,nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike atëherë plotësojnë fletëparaqitje në formë të letrës ( listë evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm

 

 

Studentët mund të konkurrojnë vetëm në  një konvikt studentor.

Afati për aplikim për studentët  e vitit të II  dhe viteve më lartë  fillon prej 20.08.2021 dhe zgjatë deri më 20.08.2021 .

Afati për aplikim për studentët  e  vitit të I fillon prej 06.09.2021 dhe zgjatë deri më 24.09.2021 

Nëse pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e  pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më 15.11.2021.

 

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME

IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Studentët të cilët i plotësojnë  kushtet sipas konkursit të cilët  plotësojnë fletëparaqitje elektronik, duhet t′i bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike atëherë plotësojnë fletëparaqitje në formë të letrës ( listë evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit në konviktin për studentë

 

  1. Lutje me taksë të paguar administrative prej 50,00 denarë;
  2. Vërtetim për rregullshmërinë e studentit gjatë studimeve;
  3. Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara;
  4. Farmular të vërtetuar “UPPI”

      5. Studentët e regjistruar për herë të parë në vitin e I, dorëzojnë kopje të diplomës për arsimin e  mesëm të mbaruar dhe vërtetim për regjistrim të studimeve të rregullta (ose dokument tjetër ku do të dëshmojnë  se janë të regjistruar në fakultet);

       6. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht të familjes më të ngushtë;

       7. Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore (të posedojnë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdes social, vërtetim nga qendra ku është përkujdesur ose dokument tjetër përkatës me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër) të kenë rezultat dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillim fizik dhe psikik dhe nevojave specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik) me të cilin do të dëshmojnë statusin e tyre;

       8. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes  më të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), ku kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht  të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;

        9. Deklaratë për të dhënat identike;

       10. Deklaratë nga prindi – kujdestari për shlyerjen e  shpenzimeve për akomodim  dhe ushqim në konvikt;

 

       11. Vërtetim për neto page  të realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor të vitit 2021 ose nëse nuk është realizuar neto paga për këtë muaj, të dorëzohet vërtetim për neto pagën  e fundit të realizuar  (për prindërit-kujdestarët, punonjës  në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët punonjës  në kompanitë private të dorëzohet vërtetim për pagë si dhe deklaracion të vërtetuar për pranim të pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet çek – fletëpagesë e pensionit; për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim ose nëqoftëse kandidati  pranon alimentacion e njëjta të dorëzohet si e  ardhur mujore , për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi  ose çeku I  fundit, për invaliditet të dorëzohet  vërtetim mjekësor, ndërsa për motra,/vëllezër të kandidatit që janë nxënës/studentë vërtetime nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;

12. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në përputhje  me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, zyrtarisht,  do të sigurojë dokumentet në vijim:

- certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e ndryshme të  realizuara për vitin e kaluar  (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, nga veprimtaria bujqësore, nga prona dhe të drejtat pronësore, nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërave shpërblyese, të ardhura të tjera) për të dy prindërit – përkujdesësit e kandidatit veçmas  dhe për vet kandidatin;

- vërtetim se nuk janë të punësuar  ose pranojnë /nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunësuar  të familjes më të ngushtë nga Agjencia  e Punësimit  e  Republikës së Maqedonisë së Veriut ;

- certifikatën e  lindjes për vëllaun/motrën nën 6 vjet, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave  Amzë;

- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.




IV.2. DORËZIMI I DOKUMENTEVE

 

Studentët të cilët i  plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk,ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë  fletëparaqitje në formë të letrës (listë evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas  konkursit në konviktin për studentë.

 

Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe studentët të cilët janë persona me nevoja të veçanta  i dorëzojnë dokumentet sipas  numrit  rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe  10.

 

Për shkak të shmangies së tubimeve grupimeve masive dhe parandalimit të përhapjes së KOVID 19 kandidatët të cilët konkurrojnë për konviktin për studentë  fletëparaqitjen në formë të letrës ( listë evidentuese) dokumentacionin e lartshënuar i dorëzon në konviktin për studentë për të cilin aplikojnë për akomodim edhe atë duke filluar nga data  26.07.2021  deri më 20.08.2021, ndërsa studentët e vitit të I dokumentacionin e dorëzojnë duke filluar nga data 06.09.2021  deri më 24.09.2021 

Konvikti për studentë dokumentet e të gjithë kandidatëve i dorëzon deri te Komisioni për pranim dhe kontrollim të dokumenteve  në konviktin për të cilin konkurron.

 

Kandidatët nuk do të rangohen  nëse dokumentet:

 

-nuk janë  dorëzuar në kohë.



 

V. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIMIN E STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura për pranim të studentëve në konvikte  dhe kapacitete të tjera për akomodim, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligjin për Standardet e Studentëve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranimin  e  studentëve në konviktet shtetërore për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 89/13, 98/13 dhe 130/16).

 

Në pajtim me rregulloren për pranimin e studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullshmëria gjatë studimeve dhe gjendja materiale-familjare e studentëve janë elementet bazë për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet për studentë. .

 

V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II  dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 30.08.2021 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë.

Ankesat pas rezultateve dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën Kirili dhe  Metodi nr. 54, Shkup në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

      V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I  do të publikohet më datë 30.09.2021 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë  ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen  e Ministrisë

Ankesat pas  rezultateve dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën Kirili dhe  Metodi nr. 54, Shkup në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimt të rezultateve

 

V.4. Nëse numri i studentëve, që i plotësojnë kushtet sipas  grupeve të  caktuara në pikën  I.2. të këtij Konkursi, është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupet të tjera.

 

V.5. Nëse janë siguruar kushte përkatëse, vendet e  lira në konviktet për studentë  do të mund të plotësohen me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranimin e  nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022.

 

 

 

VI. AFATET PËR AKOMODIM

Studenti mund akomodohet në konvikt  nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin ku është  pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare.

 

 

[ Tuesday, July 13, 2021 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar