Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ambasadën Zvicerane dhe projektin Zviceran "Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut " (E4E @ mk) në punëtori i planifikon aktivitetet për 5 vitet e ardhshme për investime dhe zhvillim të arsimit të mesëm profesional në vend.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në hapjen e punëtorisë tha se koncepti i arsimit të dyfishtë është tërheqës për të rinjtë sepse ofron arsim cilësor, kurse njohuritë teorike nga shkolla janë azhurnuar me njohuri dhe aftësi që nxënësit i fitojnë në punë specifike përmes punës praktike dhe për atë qëllim, një nga përparësitë kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është avancimin e arsimit të mesëm profesional.
„ Në këtë mënyrë ne e sigurojmë kuadrin e kërkuar nga kompanitë, por gjithashtu e rrisim mundësinë e punësimit të të rinjve.Ne kemi bërë përparim të madh në avancimin e arsimit të mesëm profesional me dy fazat e "Mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ", përmes së cilës u krijua konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Ne kemi arritur qëllimin e përfshirjes së plotë të kompanive në procesin e arsimit profesional të nxënësve të shkollave të mesme, sepse vetëm atëherë ata,jo vetëm që do të mësojnë punën, por edhe do të ndiejnë ritmin e saj në mjedisin real, në vetë kompanitë. Në fazën e parë, përmes dialogut intensiv me qeveritë lokale, shkollat dhe bashkësia e biznesit i vërtetojmë nevojat për hapjen e profileve të caktuara dhe paralele në secilën prej komunave dhe interesimin e kompanive për të hapur dyert për praktikantët.Në fazën e dytë, në shkollat e mesme profesionale në të gjithë vendin ne bëmë promovim të përfitimeve dhe mundësitë të cilët i ofron arsimi i mesëm profesional për të rinjtë, "për punësim të shpejtë ose për vazhdim në arsimin e lartë," tha Carovska.
Ministërja theksoi se si rezultat i këtij dialogu në nivelin shtetëror, u formuan 97 klasa në 46 shkolla të mesme, të cilat së bashku me mbi 200 kompani do të zbatojnë konceptin e arsimit dual në vjeshtë kurse kompanitë u potencuan në konkursin për regjistrim në shkollat e mesme.
„“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zbatuar një politikë krejtësisht të re të bursave për vitin e ri shkollor. Janë paraparë 2,000 bursa me vlerë 3,500 denarë në muaj për 9 muaj në vitit për të gjithë ata që do të regjistrohen në paralel duale . "Ky është motiv i shkëlqyeshëm për nxënësit e shkollës së mesme të cilët mësojnë dhe njëkohësisht të kenë të ardhura," tha Carovska.
MASH vazhdon krijimin dhe realizimin e proceseve të ciët e avancojnë arsimin e mesëm profesional dhe e afrojnë deri te sektori real. Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit dhe Shkencës është të sigurojmë njohuri cilësore, por edhe të përdorshme, të cilat do të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë vendin e tyre në shoqëri më shpejt dhe më lehtë.