Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shërbimet e organizatave civile janë mbështetje e rëndësishme në ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve

Shërbimet e organizatave civile janë mbështetje e rëndësishme në ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve

 

Shërbimet e organizatave civile janë mbështetje e rëndësishme në ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve

 

 

Shërbimet që zhvillohen  nga organizatat dhe shoqatat civile, të cilat synojnë të sigurojnë mbështetjen e parë psikologjike për fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët, janë gjithmonë burim i mire se ardhur  dhe mbështetje për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm mendor, për të cilin të gjithë përpiqemi së bashku. Prandaj e përshëndes  iniciativën e Kryqit të Kuq, i cili pranoi nevojën për hapjen e Qendrës  për mbështetjen e parë psikologjike dhe psikosociale të qytetarëve. Këtë e theksoi Dushan Tomshiq, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në debatin e sotëm për hapjen e qendrës.

 

Tomshiq theksoi se pandemia me të cilën po përballemi vetëm na rikujtoi nevojën serioze për të ruajtur shëndetin mendor të fëmijëve dhe nxënësve  dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë.

 

"Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa vetë procesi arsimor, ndërsa  shkollat ​​dhe institucionet parashkollorët janë vendet ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës dhe kjo na jep një detyrim për të siguruar kushte që fëmijët dhe të rinjtë të zhvillojnë mendim të shëndetshëm dhe të ndërtojnë qëndrim të shëndetshëm ndaj vetvetes dhe mjedisit. Prandaj krijuam sistem arsimor në të cilin psikologët në shkolla më shpesh do të punojnë me nxënësit ku do të ndryshojmë perceptimin e gabuar se shërbimet profesionale shërbejnë për disiplinimin e nxënësve përshkak të disa sjelljeve të papranueshme

Përderisa nuk e  ndryshojmë këtë perceptim, nuk mund të flasim për mbrojtjen e shëndetit mendor, sepse ajo mësohet që në moshë të hershme," tha Tomshiq.

 

Tomshiq theksoi se MASH-i përforcon edhe  kapacitetet e psikologëve dhe punëtorëve profesional në shkolla, të cilat përveç se janë të rëndësishme për sigurimin e procesi edukativo-arsimor cilësor, janë gjithashtu shtyllë edhe në ruajtjen e shëndetit mendor të nxënësve. Janë organizuar uebinarë  me temën "Këshilla dhe praktika të mira nga puna e psikologëve në shkollat ​​fillore" ku flitej për promovimin dhe parandalimin e shëndetit mendor në shkolla  në kushte të pandemisë.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e Shëndetësisë  dhe Ministria e Punë dhe Politikë Sociale në bashkëpunim me Klinikën Universitare të Psikiatrisë  tani më kanë krijuar linjë për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre, mirëpo gjithashtu është e rëndësishme edhe rritja e aktiviteteve jashtë mësimore me Konceptin e ri në arsimin fillor e cila inkurajon kreativitetin te fëmijët, rrit aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese në kuadër të shkollave
duke kontribuar kështu në ruajtjen e shëndetit mendor të
nxënësve.

 

Lajme dhe Ngjarje

KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar