Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i ndajë dy çmime në të holla nxënësit Damjan Davkov nga Shtipi në bazë të fitimit të vendeve të larta në garat ndërkombëtare në lëndën e matematikës, gjegjësisht për çmimin e medaljes së argjendtë në Olimpiadën e Matematikës Junior Ballkanike dhe për çmimin e medaljes së bronzit në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës. Dy garat janë mbajtur në vitin 2020.
Pasi që në thirrjen publike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndarjen e çmimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë ose të tretë ose medalje të arit, argjendit ose bronzit në gara ndërkombëtar në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, nxënësi, mësimdhënësit që ligjëron lëndën në këto fusha, si dhe mentorit që ka përgatitur nxënësinn për garën, arritën dy kërkesa nga matematikanti i ri i talentuar i cili është aktual me arritjet e tij në garat vendore dhe ndërkombëtare në lëndën e matematikës, Komisioni i obliguar për shqyrtimin e aplikacioneve, vlerësoi se ato janë në përputhje me kriteret dhe kushtet e shënuara për arritjen e kësaj të drejte.
Drejtojmë urimin deri te nxënësi, familja e tij dhe te mësimdhënësit dhe mentorët që e përgatitën për garat , për rezultatet e larta të arritura dhe i urojmë suksese edhe më të mëdha edhe në të ardhmen. Të rinjtë si Damjan Davkov janë përfaqësuesi më i mirë i vendit në nivelin ndërkombëtar dhe konfirmim se kemi potencial të lartë njerëzor që do të sigurojë të ardhme më të mirë për shoqërinë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të mbështesë nxënësit e talentuar në të ardhmen, duke vlerësuar punën e tyre dhe rezultatet e arritura dhe duke stimuluar zhvillimin e kapacitetit të tyre, përmes ndarjes së bursave për nxënës të talentuar të shkollave së mesme, duke ndarë çmime në të holla për fitimin e vendeve të para në garat shtetërore dhe arritje të larta në gara ndërkombëtare dhe Olimpiada.
Rikujtesë, për nxënësit që kanë afinitete të mëdha në fushën e matematikës, fizikës dhe informatikës nga viti akademik 2020-2021, është hapur shkollë e specializuar Gjimnazi Matematiko - Informatikë, ku ata kanë mundësi të avancohen në talentin e tyre përmes programeve speciale dhe ligjeratave nga kuadir i lartë mësimor.
Gjithashtu, në periudhën e fundit, nxënësit përfshihen më shpesh në programet e Fondit të Inovacionit, si dhe programe të krijuara në bashkëpunim me partnerë dhe organizata ndërkombëtare siç është programi UPSHIFT i krijuar në bashkëpunim me UNICEF-in, ku mbështetet krijimtaria e tyre dhe stimulohet angazhimi për përparim.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e angazhuar edhe më tej të krijon të reja dhe t’i avancojë politikat ekzistuese për mbështetje të nxënësve të talentuar, me qëllim mundësimin e realizimit të plotë të potencialit të tyre dhe natyrisht stimulimin për investimin e njohurive dhe aftësive të tyre në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të rinjtë janë pjesë e të gjithë procesit përmes grupit të formuar me iniciativën e Ministres Carovska MASH-të rinjtë përmes të cilit japin kontributin e tyre në përcaktimin e masave të reja, aktiviteteve, projekteve dhe të ngjashme.