Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për racion të subvencionuar të studentëve në vlerë mujore prej 2,400 denarë do të kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private.
Kjo mbështetje financiare do të startoj nga muaji tetor i këtij viti, ndërsa studentët, për të marrë mjete, përveç që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të plotësojnë edhe kushtet në vazhdim:
-të mos jenë në marrëdhënie të rregullt të punës;
-të mos jenë të regjistruar si bujq individual;
-të mos kenë të ardhura mujore me asnjë bazë më të madhe se neto paga minimale në vitin vijues.
Të drejtën e subvencionimit të racionit për student do të realizohet përmes aplikimit, për të cilën MASH-i në kohë do të njoftojë opinionin.