Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Informacion nga regjistrimi në shkollat ​​e mesme publike

Informacion nga regjistrimi në shkollat ​​e mesme publike

 

Regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 (paraqitja e parë)

Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve realizohej në ditët 14, 15, 16 dhe 17 qershor të vitit 2021, ndërsa rang listat me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira u publikuan më 17 qershor të vitit 2021. 

 

Në shkollat e mesme ku realizohen planet dhe programet mësimore për arsimin e artit testimi kualifikues do të organizohet më 21 qershor të vitit 2021. 

 

Testimi kualifikues do të organizohet më 21 qershor të vitit 2021 në SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Qyteti i Shkupit (për arsimin profesional – profesioni shëndetësi për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën shqipe), ndërsa afatet përfundimtar të rang listës me rezultatet do të publikohen më 21 qershor të vitit 2021. 

 

Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet më 23 dhe 24 qershor 2021 në periudhë prej orës 07:00 deri në orën 19:00 dhe më 25 qershor 2021 në periudhë prej orës 07:00 deri në orën 15:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Rang listat me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 25 qershor 2021.

 

Testimi kualifikues për paraqitjen e dytë do të organizohet në shkollat për arsimin e mesëm më 26 qershor 2021, ndërsa rang listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 26 qershor të vitit 2021. 

 

Nga pasqyrimet tabelare të dorëzuara në shkollat e mesme publike për numrin e nxënësve të paraqitur dhe të regjistruar në paraqitjen e parë, si dhe numri i vendeve të lira për paraqitjen e dytë të fituara në të dhënat në vijim:

 

Në paraqitjen e parë gjithsej janë paraqitur 16 884 nxënës prej të cilëve:

• 11 575 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,

• 4 998 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

• 289 nxënës me mësim në gjuhën turke,

• 4 nxënës me mësim në gjuhën serbe dhe 

• 18 përsëritës.

 

Pas paraqitjes së parë gjithsej janë regjistruar 12 866 nxënës prej të cilëve:

• 9 703 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,

• 2 959 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

• 183 nxënës me mësim në gjuhën turke,

• 4 nxënës me mësim në gjuhën serbe dhe 

• 17 përsëritës 

 

Sipas llojit të arsimit, në paraqitjen e parë janë regjistruar gjithsej:

• 4 651 nxënës në gjimnaz  

• 7 353 nxënës në arsimin profesional 

• 226 nxënës në Akademinë e Sportit

• 136 nxënës në gjimnazin e sportit 

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për arsimin gjimnaz në: 

 

- SHMQSH Gjimnazi „Josip Broz Tito“ – Shkup në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; 

- SHMQSH Gjimnazi „Nikolla Karev“ – Qyteti i Shkupit dhe 

- SHMQSH „Georgi Dimitrov“ – Qyteti i Shkupit.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfundura për profesionin shëndetësi në:

 

- SHMKM „Dr. Jovan Kallauzi“ - Manastir, për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; 

- SHMK „Dimitrija Çupovski“ – Veles për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMKM „Gostivar“ - Gostivar, për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën shqipe;

- SHMK „Nace Bugjoni“ – Kumanovë për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën shqipe;

- SHMK „Gjorçe Petrov” – Prilep për profilet arsimore: motër medicinale, teknik farmaceutik dhe teknik i fizioterapisë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMQSH „Dr. Pançe Karagjozov“ – Qyteti i Shkupit për profilet arsimore  motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase, teknik i dhëmbëve me mësim në gjuhën shqipe, teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedonase dhe me mësim në gjuhën shqpie, teknik medicinal laboratorik-sanitar me mësim në gjuhën maqedonase, teknik i fizioterapisë me mësim në gjuhën maqedonase dhe infermiere e gjinekologjisë dhe akusherisë me mësim në gjuhën shqipe;

- SHMQSH „Cvetan Dimov“ – Qyteti i Shkupit për profilet arsimore infermiere dhe teknik farmaceutik në paralelet me mësim në gjuhën shqipe;

- SHMQSH „Maria Kiri Skllodovska“ – Qyteti i Shkupit, për profilet arsimore teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedonase, teknik medicinal laboratorik-sanitar me mësim në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe;

- SHMK „Niko Nestor“ – Strugë për profilin arsimor infermiere në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Dimitar Vllahov“ – Strumicë, për profilet arsimore teknik farmaceutik dhe infermiere në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMKM „Nikolla Shtejn“ - Tetovë, për profilet arsimore sanitar medicinal – përkujdesës me mësim në gjuhën shqipe dhe infermiere me mësim në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për profesionin ekonomiko-juridik dhe tregti në:

 

- SHMK „Josif Josifovski“ - Gjevgjeli, për profilin arsimor teknik ekonomik me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMQSH „Cvetan Dimov“ - Shkup për profilin arsimor  shitës – referent shitje me mësim në gjuhën shqipe.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për profesionin hotelieri-turizëm në:

 

- SHMK „Kole Nehtenin“ – Shtip, për profilet arsimore kamerier-kuzhinier në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për  shërbimet personale në:

 

- SHMKM „Nikolla Shtejn“ – Tetovë, për profilin arsimor teknik i kujdesit të kozmetikës dhe bukurisë në paralelet me mësim në gjuhën shqipe.  

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për  profesionin elektroteknik në:

 

- SHMK „Gjorgji Naumov “ – Manastir për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; 

- SHMK „Kole Nedellkovski“ – Veles për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Ilinden“ – Ilinden për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Gjosho Vikentiev“ – Koçan për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; 

- SHMK „Gjorçe Petrov“ – Kriva Pallanka për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMTK „Nace Bugjoni“- Kumanovë për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Riste Risteski Riçko“ – Prilep për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMQSH „Mihajllo Pupin“ – Shkup për profilin arsimor  elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; 

- SHMK „Niko Nestor“ – Strugë për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Nikolla Karev“ – Strumicë për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Kole Nehtenin“ – Shtip për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

 

  Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për  profesionin pylltari-përpunimi i drurit në: 

 

- SHMQSH „Georgi Dimitrov“ – Shkup për profilin arsimor teknik për mobilje dhe enterier në paralelen me mësim në gjuhën maqedonase.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për  profesionin kimi- teknologji në:

 

- SHMQSH „Maria Kiri Skllodovska“ – Qyteti i Shkupit, për profilin arsimor teknik i laboratorit kimik me mësim në gjuhën shqipe.

 

    Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për  profesionin komunikacion në: 

 

- SHMK „Riste Risteski Riçko“ – Prilep për profilin arsimor teknik për komunikacion rrugor në paralelen me mësim në gjuhën maqedonase;

-  SHMK „Nikolla Karev“ – Strumicë për profilin arsimor teknik për komunikacion rrugor në paralelen me mësim në gjuhën maqedonase.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për  profesionin  grafikë në:

 

- SHMK „Riste Risteski Riçko“ – Prilep për profilin arsimor teknik i grafikës në paralelen me mësim në gjuhën maqedonase.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për profesion makineri në:

 

- SHMK „Nace Bugjoni“ – Kumanovë për profilin arsimor teknik për menaxhim me kompjuter me mësim në gjuhën maqedonase;

- SHMK „Nikolla Karev“ – Strumicë për profilin arsimor teknik i makinerisë për automjete me mësim në gjuhën maqedonase.

 

    Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për profesion ndërtimtari-gjeodezi në:

 

- SHMK „Niko Nestor“ – Strugë për profilin arsimor teknik i arkitekturës.

 

 

    Vende të lira për paraqitjen e dytë ka gjithsej për 16 673 nxënës prej të cilëve:

• 10 857 me mësim në gjuhën maqedonase, 

• 5 128 me mësim në gjuhën shqipe, 

• 658 me mësim në gjuhën turke dhe 

• 30 me mësim në gjuhën serbe 

 

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar