Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

 

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

 

 

Sot me ndarjen e diplomave në Universitetin e Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut merr një kuadër të ri, të freskët akademik, ku jam e bindur se i posedon të gjitha aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme jo vetëm për t`u përfshirë në funksionimin e shoqërisë, por edhe për të qenë krijues i ndryshimeve të nevojshme dhe për të përshpejtuar përparimin e përgjithshëm shoqëroro-ekonomik të  vendit. Diplomat janë rezultat i përpjekjeve personale të secilit student, por edhe vërtetim i punës së vështirë të kuadrit mësimor. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në promovimin e sotëm të gjeneratës së re të të diplomuarve në universitetin e vendosur në Tetovë.

 

"Besoj se secili prej jush lehtë do të mund të vjen në angazhimin e dëshiruar të punës, ose prap, do të krijojë dhe realizojë idenë e vet të biznesit, e cila edhe më shumë më bën të lumtur, sepse Maqedonia e Veriut ka nevojë për njerëz të rinj krijues, njerëz me ide dhe shpirt sipërmarrës. Ajo është qëllim i përbashkët i enteve të arsimit të lartë ashtu edhe i institucioneve të sistemit që krijojnë politikat arsimore dhe stimulojnë zhvillimin e të rinjve dhe realizimin e potencialit të tyre të plotë," tha Carovska.

 

Ministrja theksoi se studentët kanë fituar bazë të mirë për mbindërtimin e mëtejshëm arsimor përmes regjistrimit në ciklin tjetër të studimeve. Dhe, siç tha, ai është opsion i mirë si dhe vendimi për përfshirje të shpejt në tregun e punës, nëse kihet  parasysh se arsimi nuk është akt, por proces i përjetshëm përmes së cilës vazhdimisht mbindërtohemi dhe përparojmë në planin personal dhe profesional.

 

“Në fakt, ajo është edhe këshilla ime për të gjithë të diplomuarit e pranishëm në këtë ceremoni. Vendosni qëllime dhe përpiquni t`i përmbushni ato. Punësohuni, sepse pavarësia ekonomike nga familja dhe stabiliteti financiar janë gjëra të çmuara për çdo njeri, veçanërisht për të riun. Por, gjeni kohë të vazhdoni arsimimin, qoftë ajo të jetë përmes përfshirjes në sistemin arsimor formal në  shkallë më të lartë nga ky që e keni arritur, ose përmes joformales. "Vetëm ashtu do të rriteni në njerëz më të mëdhenj nga ajo që jeni sot," theksoi Carovska.

 

[ Saturday, June 12, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar