Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ivana Brajanovska nga shkolla private NOVA: Në programin tonë teksti shkollor nuk është i vetmi burim për marrjen e njohurisë

Ivana Brajanovska nga shkolla private NOVA: Në programin tonë teksti shkollor nuk është i vetmi burim për marrjen e njohurisë

 

Ivana Brajanovska nga shkolla private NOVA: Në programin tonë teksti shkollor nuk është i vetmi burim për marrjen e njohurisë

 

Në shkollën tonë tashmë gjatë kohë insistohet teksti shkollor të mos jetë burimi i vetëm përmes të cilit fitohen njohuritë, sepse teksti shkollor ndonjëherë mund të kufizon, thotë Ivana Brajanovska nga shkolla private "NOVA", ku për më shumë se 8 vjet me sukses zbatohet mësimi me programe mësimore moderne, përfshirë mes tjerash edhe tekste shkollore digjitale. Ky mësim është i ngjashëm me programin që do të fillojë me konceptimin e ri nga viti i ardhshëm shkollor.

“Edhe pse në shkollën tonë ka burime digjitale dhe të shtypura, e gjithë dilema tek ne nuk është se a duhet të jenë digjitale apo të jenë të shtypura, por si dhe ku të njëjtit përdoren. Në fakt, çelësi i suksesit dhe përparimi i nxënësve varet nga krijimtaria e mësimdhënësve. "Si dhe në çfarë mënyre dhe kur do të përdorin material të shtypur ose digjital", thotë Brajanovska.

Sipas Brajanovskës, fusha të caktuara siç janë shkencat natyrore, ritmi i njohurive të reja është aq i shpejtë që një fëmijë, një nxënës ka përfitim shumë më të madh të mësojë të vendosë informata dhe ta ndjekë atë ritëm t`i ndjekë njohuritë e reja sesa të kufizohet të mbajë mend fakte nga teksti shkollor.

"Fëmijët tek ne nga përvoja shumë lehtë i pranojnë mjetet digjitale sepse ato tashmë janë të ekspozuara. "Madje mund të them se fëmijët më lehtë mësojnë të përdorin mjete shumë më lehtë sesa të rriturit," thotë Brajanovska.

Por sidoqoftë, Brajanovska shpjegon një pjesë e madhe të mësimit  fëmijët, veçanërisht në moshat më të reja kur bëhet fjalë për shkrim-lexim, punojnë në fletore, me materiale fizike.

"Theks i madh është futur në përdorimin e manipulimeve, përderisa fëmijët mësojnë për diçka konkrete që të mund atë ta prekin, do të thotë thjeshtë në aktivitetet shumë theks vendosim në atë të ketë mjete edukative të tilla, "tha Brajanovska.

Sipas saj, asnjëherë qëllimi nuk është t’i ekspozojmë fëmijët vazhdimisht në pajisje digjitale. Ka shumë fusha që vetë fëmijët kërkojnë të shkruajnë fizikisht, të përdorin mjete fizike në aktivitetet  që i bëjnë, dhe ashtu bëhet kujdes në atë që të jenë deri në atë shkallë ekspozuara për atë që të ndikojë sidoqoftë në shëndetin e fëmijëve.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar