Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: krijojmë mundësi për hulumtuesit e rinj ta tregojnë potencialin e tyre

Carovska: krijojmë mundësi për hulumtuesit e rinj ta tregojnë potencialin e tyre

 

Carovska: krijojmë mundësi për hulumtuesit e rinj ta tregojnë potencialin e tyre

 

 

 

Gjithsej 19 shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin do të realizojnë projekte të gjelbërta për ruajtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe biodiversitetin. Projektet janë të shpërblyera në korniza të thirrjes publike "Sfidë për kërkuesit e rinj # 4 - projekte të gjelbërta", të cilën e zbaton Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Me shënimin e realizimit të suksesshëm të thirrjes dhe shpalljes së fituesve të zgjedhur me mbështetje financiare, sot pres konferencë mbajtën ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe drejtori i FIZHT Kosta Petrov.

Carovska tha se të rinjtë nga natyra janë kërkues dhe se detyrimi i institucioneve të sistemit është ta ushqejnë dhe inkurajojnë potencialin kërkimor të nxënësve, i cili më tej, nëpërmjet shkollimit mund të mbindërtohet.

"Prandaj sigurojmë më shumë mjete, e ndryshojmë qasjen dhe krijojmë mundësi që nxënësit e shkollës fillore, të shkollës së mesme dhe studentët tanë ta tregojnë kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë të cilat krijojnë vlerën e shtuar." Më bën shumë të lumtur kur i shoh fytyrat e buzëqeshura të hulumtuesve të rinj të shpërblyer të kësaj sfide e katërta me radhë,  që e organizojmë së bashku me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. "Ju dëshiroj në të gjitha sfidat e mëtejshme të bëhen fitimtar dhe së bashku me bashkëmoshatarët e tyre të jenë gjenerata që vendin tonë të bukur do ta bëjnë krenar që i ka," theksoi Carovska.

Drejtori i FIZHT-së tha se me sfidën e katërt për kërkuesit e rinj, edhe një herë konfirmohet se në vend ka  numër të madh të nxënësve të talentuar të cilëve veçanërisht u mungon shansi t`i realizojnë idetë e tyre inovative.

"Në këto projekte do të përfshihen rreth 150 nxënës dhe 38 mentorë, ndërsa mbi 70% nga shkollat të cilat kanë marrë çmim janë për herë parë të mbështetura nga FIZHT. Veçanërisht më bën krenar që shembull i tillë janë shkollat ​​nga Ohri që kanë aplikuar për herë të parë dhe njëkohësisht janë dhe të renditura në vend të parët në të dy kategoritë. Për herë të parë, të cilat kanë marrë çmim janë shkollat nga Zrnovci, Gjevgjelia, Vallandova, Resnja dhe Shuto Orizari. Ajo që është inkurajuese është që të rinjtë treguan vetëdijësim të lartë ekologjik, dëshirë për kërkime dhe punë ekipore si dhe nevojën për të marrë aftësi të reja", tha Petrov.

Buxheti i përgjithshëm i siguruar për thirrjen publike është tre milion denarë, përderisa mjetet e parashikuara për projekt-propozim individual janë maksimumi 200,000 denarë. Mësimdhënësit që i udhëheqin ekipet që kanë marrë çmim, për projektin e zbatuar me sukses do të marrin shpërblim në vlerë totale prej 30,000 denarë, të cilën do të mund ta përdorin për prokurim të kompjuterit personal, tablet, printer dhe / ose lloj tjetër të pajisjeve digjitale e zbatueshme në  procesin mësimor.

 

Gjatë selektimit të projekteve, përparësi kishin projektet me karakter ndërdisiplinor, të cilat parashikojnë qasje gjithëpërfshirëse në formimin e ekipeve, gjegjësisht kanë përfaqësim të barabartë gjinor, përfshijnë fëmijë me etni të ndryshme, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të moshave të ndryshme etj., dhe janë të parashtruara nga mjediset ​​rurale.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar