U bëj thirrje të gjithë atyre që janë të shqetësuar për çështjen se është planifikuar fshirja e disa pjesëve të historisë së mësuar në arsimin fillor, të hapin një faqe të re të internetit të specializuar përkushtuar reformave në bazën e sistemit kombëtar të arsimit - osnovnoobrazovanie.mon.gov .mk për të lexuar aty programin mësimorë të historisë së klasës së katërt. Do të shohin se të gjitha momentet historike që nxënësi ka mësuar deri më tani në klasën e pestë, tani kjo materje do të mësohet një klasë më ulët. Ata gjithashtu do të shohin në program se ka maqedonas, komb maqedonas, shtet maqedonas, gjuhë maqedonase.
Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës gjatë intervistës për TV Terën nga Manastiri, me përgjigje të pyetjes -se a është e vërtetë që politikat aktuale arsimore të qeverisë ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, duke përmbushur të gjitha kërkesat e vendit fqinj.
"Luftimi i gënjeshtrave është një luftë e vështirë dhe kjo është arsyeja pse unë jam transparente dhe e pranishëme kudo, i përgjigjem çdo pyetjeje dhe përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i informuam prindërit me përgjigje për të gjitha pyetjet, të cilat numërojnë rreth 30 që janë shfaqur në të kaluarën si dilema. Është e rëndësishme që njerëzit të kenë informacion të saktë. "Lufta jonë vazhdon, sepse ata që kanë nevojë të përhapin lajme të rrejshme janë gjithashtu të fuqishëm dhe shpenzojnë shumë para për të krijuar mendim negativ për çdo ndryshim," tha Carovska, duke u kërkuar qytetarëve të ndjekin informacionet e vërteta nga burimet përkatëse., Duke aluduar kryesisht tek informacionet të cilat rregullisht publikohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.