Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Koncepti i ri do të lehtësojë punën e mësimdhënësve

Carovska: Koncepti i ri do të lehtësojë punën e mësimdhënësve

 

Carovska: Koncepti i ri do të lehtësojë punën e mësimdhënësve

 

 

Koncepti i ri do të lehtësojë punën e mësimdhënësve sepse me këtë koncept japim autonomi dhe mundësi për të vendosur vetë ata se cilat mjete do të përdorin gjatë  mësimit. Unë jam e  sigurt që mësimdhënësit  do të përfitojnë nga e gjithë kjo, sepse qëllimi i tyre kryesor është që nxënësit e tyre të arrijnë rezultate të mira, tha ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në paraqitjen  e saj në Televizionin Tera.

 

Carovska theksoi se në procesin e përgatitjes së programeve të reja mësimore trajnim i parë tani më përfundoi, në rrjedhë është trajnimi i dytë i trajnuesve, drejtpërdrejtë sipas programeve për klasën e parë dhe klasën e katërt dhe në fund të muajit gusht do të mbajnë trajnimin e fundit për hyrje në mësim. Deri atëherë, gjithçka duhet të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

 

“ Me konceptin e ri zvogëlohen edhe punët burokratike që i bëjnë mësimdhënësit siç është shënimi 200 herë i notës në libra të ndryshëm për evidencë. Gjithashtu edhe planifikimi, sepse ju si mësimdhënës mund të keni planifikim të përsosur, mirëpo të mos e zhvilloni mësimin siç duhet. Mësimdhënësit  e kuptuan idenë e të gjithë konceptit ndërsa ata që u përfshinë ndihmuan shumë. Sepse ata e transmetuan tregimin e tyre si mësimdhënës ," tha Carovska.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar