Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Tekstet digjitale, janë vetëm mjet shtesë për të mësuar, mësimdhënësi do të ketë rolin kryesor në mësim

Carovska: Tekstet digjitale, janë vetëm mjet shtesë për të mësuar, mësimdhënësi do të ketë rolin kryesor në mësim

 

Carovska: Tekstet digjitale, janë vetëm mjet shtesë për të mësuar, mësimdhënësi do të ketë rolin kryesor në mësim

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë pjesëmarrjes së saj në  Televizionin Tera, duke iu përgjigjur pyetjes se si do të zhvillohet mësimi me futjen e librave digjital në klasën e katërt, tha se mësimdhënësi do të vazhdojnë të luajnë rolin kryesor në mësimin e materialit , ndërsa tekstet shkollore dhe  materialet tjera do të jenë mjet shtesë për të mësuar.

“Të mos harrojmë se burimi kryesor për informimin dhe marrjen e njohurive është mësimdhënësi. Nuk është tableti. Nuk është teksti shkollor. Nëse mësimdhënësi nxënësit i udhëzon drejt diturive, atëherë shumë shpejtë dhe më thjeshtë do t`i kuptojnë informacionet që u nevojiten. Gjithashtu ai duhet t`i orientojë ata se ku duhet të hulumtojnë, të kthehen në klasë dhe t`i diskutojnë informacionet që i kanë marrë nga tekstet shkollore digjitale, nga biblioteka në shkollë  si dhe nga literatura që kanë  në shtëpi  të bisedojnë me prindërit e tyre  dhe pastaj  të kemi njohuri që janë përvetësuar dhe nuk është e nevojshme vetëm të riprodhojmë, por duhet t`i përdorim ato dituri. “Në atë të gjithë synojmë” theksoi Carovska.

 

Ministrja sqaroi se tekste  shkollore të shtypura do të ketë nga klasa e parë deri në klasën e tretë. Lekturat dhe e gjithë literatura tjetër mbetet në formë të shtypur sepse nxënësi duhet të ndërtojë marrëdhënie ndaj librit dhe kjo është e rëndësishme për të mësuar leximin me kuptim. Ndërsa për klasat e larta do të ketë mundësi të shtypen tekstet shkollore  por do të ketë edhe tekste digjitale që do të futen në faza, duke filluar nga klasa e katërt e më lartë.

 

“ Tekstet shkollore janë vetëm mjet për informim plotësues ose mjet për bartjen e diturive tek nxënësi,

Në tekstet shkollore të deritanishme keni të shkruar eksperiment nga kimia  dhe duhet ta lexoni dhe kuptoni, por me tekstin shkollor digjital  do të ofrojmë përmbajtje multimediale përmes së cilës nxënësit do të mund të shohin se si bëhet eksperimenti, i cili është i një niveli krejtësisht  tjetër në  pranimin  dhe mbajtjen mend të informacionit ", u shpreh  Carovska.

 

Njëkohësisht me procesin e digjitalizimit të teksteve shkollore MASH-i bënë furnizimin e kabineteve, vitrinave për shkencat natyrore  sepse shumë e rëndësishme është  që nxënësi të përfshihet në  ndonjë eksperiment të  caktuar ose në  ndonjë hulumtim  gjë që ata do t`i interesojë në një fushë të caktuar shkencore.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar