Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në Manastir: Investojmë edhe në objektet shkollore edhe në programet mësimore moderne

Carovska në Manastir: Investojmë edhe në objektet shkollore edhe në programet mësimore moderne

 

Carovska në Manastir: Investojmë edhe në objektet shkollore edhe në programet mësimore moderne

 

 

Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska dhe Kryetarja e Komunës Natasha Petrovska sot e vizituan shkollën fillore "Elpida Karamandi" në Manastir ku me ndërrimin e dritareve që ishin 40 vjet të vjetra është përmirësuar efikasiteti i energjisë në objektin.

 

“MASH investoi 3.4 milion denarë në këtë shkollë. Por, përveç se në Manastir po punohet në përmirësimin e kushteve edhe të shkollave në tërë vendin. Vazhdojmë të investojmë, sepse për arsim cilësor, investimet në infrastrukturë dhe pajisje në shkolla janë të domosdoshme, ashtu siç janë të nevojshme edhe programe mësimore të mira cilësore dhe moderne, por dhe kuadër mësimor të trajnuar dhe cilësor. "Si Qeveri dhe si Ministri, punojmë intensivisht dhe të përkushtuar në të gjitha tre segmentet dhe në këto përpjekje nuk jemi vetëm - kryetarët e komunave janë plotësisht të përfshirë në përgatitjet për një fillim të suksesshëm dhe implementimi i reformave arsimore," tha Carovska .

 

Kryetarja e Komunës së Manastirit Natasha Petrovska informoi se komuna do të investojë 21 milion denarë për angazhimet infrastrukturore për shkollat ​​fillore në qytet, nga teprica e mjeteve nga llogaria për bllok-dotacionet. Gjithashtu edhe shkollat ​​komunale mjetet e siguruara të tyre nga donacionet, do t`i investojnë në angazhime infrastrukturore të caktuara.

 

Edhe MASH vazhdimisht i rrit mjetet për investime kapitale, ndërsa këtë vit për angazhimet infrastrukturore janë siguruar  rreth 1 miliard denarë, që është dy herë e gjysmë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Rritja e investimeve publike në arsimin fillor mundësohet edhe me projektin me Bankën Botërore, me vlerë 21.5 milion euro, nga të cilat 60% do të lëshohen në shkollat, në nivelin e granteve dhe do të dedikohen pikërisht për adaptime, ndryshime dhe prokurim të TI pajisjeve dhe vendosjen e bibliotekave digjitale. Muajin e ardhshëm do të ketë thirrje për sigurimin e qasjes së plotë të 14 institucioneve arsimore, nga të cilat 6 janë shkolla fillore.

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar