Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Mësimdhënësja Vellkovksa: Me IB programin mësimdhënësi është burimi kryesor në mësimin, teksti shkollor është vetëm ndihmë

Mësimdhënësja Vellkovksa: Me IB programin mësimdhënësi është burimi kryesor në mësimin, teksti shkollor është vetëm ndihmë

 

Mësimdhënësja Vellkovksa: Me IB programin mësimdhënësi është burimi kryesor në mësimin, teksti shkollor është vetëm ndihmë

 

 

SHF “Braka Milladinovci” në Komunën e Aerodromit tashmë shtatë vjet e zbaton programin ndërkombëtar IB, i cili i ngjan Konceptimit të ri që do të zbatohet nga shtatori për klasën e katërt. Ai është një program në të cilin teksti shkollor nuk është burimi kryesor për marrjen e njohurive.

 

"Nxënësit sipas këtij programi, kërkojnë dhe vetë gjejnë zgjidhje, i përdorin materiale natyrore, herë pas here përdorin pajisje digjitale dhe natyrisht kanë fletore pune, mësimdhënësi është burimi kryesor në mësimin, ndërsa teksti shkollor është vetëm ndihmë", thotë Aneta Vellkovska , mësimdhënëse e grupit klasor në SHF "Braqa. Milladinovci ".

 

Nxënësit këtë program me të vërtet e pranojnë pozitivisht sepse vazhdimisht marrin pjesë në atë që e mësojnë.

 

"Qëllimi i arsimimit IB  është të krijojë njerëz të gjithanshëm që do të mendojnë në korniza ndërkombëtare, të implementojnë gjashtë temat transdisiplinare dhe të jenë në korrelacion me programin kombëtar, që do të thotë se ato gjashtë tema transdisiplinare ndërlidhen me qëllimet e përfshira në Programin Kombëtar. "Përndryshe, përmes programit IB, nxënënësit fitojnë njohuri dhe zhvillojnë marrëdhënie humane, i respektojnë ngjashmëritë, por edhe dallimet", thotë Velkovska.

 

Sipas Vellkovskës nxënësve u ofrohet mjedis stimulues në të cilin ata do ta mbi ndërtojnë njohurinë e tyre, do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe profilet e të mësuarit, do të jenë të etur për njohuri, do të ndërmarrin rreziqe, do të inkurajohen, do të zhvillojnë ndjeshmëri dhe do të jenë personalitete të ekuilibruara.

 

"E tërë kjo i kontribuon nxënësin në mënyrë interesante dhe krijuese të kërkon, të bëhet kërkues, mendimtar dhe t`i transferojë njohuritë e veta në arsimin e mëtejshëm. Do të thotë, i mbi ndërton  njohuritë çdo vit shkollor përmes programit ndërkombëtar IB i cili realizohet në mënyrë spirale dhe i ngjan këtij koncepti e cila planifikohet të futet tani nga shtatori ", thotë Vellkovska.

 

Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e rrjetit me mbi 145 vende në botën në të cilën ka shkolla të akredituara ku mësimi zbatohet në përputhje me metodologjinë prestigjioze ndërkombëtare të mësimit IB.

 

Shkolla fillore "Braqa Milladinovci" në Komunën e Aerodromit është shkolla e parë e akredituar IB në vendin tonë, e cila punon sipas metodologjisë moderne të mësimit që zbatohet edhe  mbi 3.500 shkolla tjera në botë.

 

IB inicion ndryshime të rëndësishme në mënyrën e ligjërimit të mësimdhënësve, duke ngritur kreativitetin dhe fokusin tek nxënësit, të cilët përsëri, janë të inkurajuar të hulumtojnë, të analizojnë në mënyrë të pavarur dhe të vijnë në rezultate të caktuara, të mendojnë në mënyrë kritike dhe ta tregojnë dhe mbi ndërtojnë talentin e vet.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar