Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Vazhdojmë pjesëmarrjen në Programin Horizont Europa

Carovska: Vazhdojmë pjesëmarrjen në Programin Horizont Europa

 

Carovska: Vazhdojmë pjesëmarrjen në  Programin Horizont Europa

 

 

Qendrat e kërkimit, universitetet, komuniteti i biznesit dhe organizatat civile gjatë shtatë viteve të ardhshme përmes programit Horizon Europa mund të hyjnë në familjen e madhe kërkimore evropiane. Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon pjesëmarrjen në këtë program europian të kërkimit dhe zhvillimit me statusin e një vendi anëtar të asociuar.

“Duhet të kemi nderin të jemi pjesë e programit Horizont Europa, jo vetëm për mundësinë të shfrytëzojmë mjetet financiare,  por sepse fituam mundësinë të mësojmë nga shumë vende të zhvilluara të cilët investojnë në shkencë dhe të shohin përfitimet nga investimet e tilla”,   theksoi ministrja Milla Carovska në takimin e parë të punës dhe promovimin e rrjetit kombëtar për mbështetje.

Carovska u shpreh se mundësitë që i ofron Horizont Europa duhet të shihen si inkurajim  për angazhim personal për të kthyer potencialin kërkimor në vend.

"Kjo Qeveri dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës synojnë të investojnë në shkencë, sepse vetëm kështu mund të kapim hapin  së pari me rajonin dhe pastaj me Europën." Investimi në shkencë duhet të jetë sistematik. "Angazhimi ynë është që të rrisim vazhdimisht investimet në shkencë," tha ministrja.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka rol logjistik në promovimin e programit kërkimor, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vëmendjen individëve dhe subjekteve që do të konkurrojnë për financimin  e projekteve të tyre. 

Ky është programi më ambicioz evropian, me buxhet prej 100 miliardë euro, bazuar në një ekonomi të gjelbër, digjitalizim dhe një ekonomi konkurruese dhe inovative.

MASH-i në info-ditët të veçanta do të informojë për financimin në kuadër të Horizont Europa. 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar