Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Korpusi Amerikan i Paqes vazhdon të kontribuojë për zhvillimin e sistemit tonë arsimor kombëtar

Carovska: Korpusi Amerikan i Paqes vazhdon të kontribuojë për zhvillimin e sistemit tonë arsimor kombëtar

 

Carovska: Korpusi Amerikan i Paqes vazhdon të kontribuojë për zhvillimin e sistemit tonë arsimor kombëtar

 

  

Korpusi i Paqes amerikan vazhdon t`i mbështesë përpjekjet e Qeverisë dhe të japë kontributin e vet në zhvillimin e shoqërisë dhe të gjitha segmenteve, ndërsa në veçanti përmes mbështetjes së politikave për avancimin cilësisë së procesit edukativo-arsimor në shkollat, me theks të arsimit gjithëpërfshirës dhe mësimit të gjuhës angleze . Maqedonia e Veriut është mirënjohëse për partneritetin dhe për mundësinë që vullnetarët e kësaj organizate ta investojnë përvojën e tyre në ndërtimin e gjeneratave të nxënësve me cilësi më të lartë dhe moderne.

 

Kjo ishte theksuar gjatë nënshkrimit të sotëm të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Korpusit të Paqes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ministrja Milla Carovska dhe drejtoresha e organizatës Amerikane Debora Koner.

 

"Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim, e vazhdojmë dhe forcojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë organizatë në fushën e mësimdhënies në gjuhën angleze dhe mbështetjen e arsimit gjithëpërfshirës. Deri më tani, mbi 800 vullnetarë kanë shërbyer në shkollat, komunat, organizatat qytetare, institucionet sociale, me qëllim të përgjigjen dhe të ndihmojnë në plotësimin e nevojave të ndryshme të komuniteteve në tërë vendin. "Nderi është i madh të bashkëpunosh me Korpusin Amerikan të Paqes, ndërsa përvoja është me vlerë shumë të çmuar për ne si vend në zhvillim," tha Carovska.

 

Ministrja shtoi se aktivitetet e Korpusit të Paqes do të ndihmojnë në plotësimin e aktiviteteve të Strategjisë së Arsimit 2018-2025, por edhe zbatimin e një vargu dokumentesh të tjera strategjike nga kjo fushë.

Sipas memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim, është parashikuar vullnetarët e Korpusit të Paqes të angazhohen në shkolla në mjedise rurale dhe urbane, si mbështetje e kuadrit  mësimdhënës gjatë ligjërimit të gjuhës angleze, por edhe për t`i mësuar nxënësit për rëndësinë e procesit të përfshirjes.

Korpusi i Paqes është organizatë jo-qeveritare Amerikane kushtuar paqes dhe miqësisë në botë. Organizata punon përmes vullnetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në bashkësitë lokale dy vjet. Është themeluar në vitin 1961 nga Kryetari Xhon F. Kenedi. Më shumë se 7,000 qytetarë vullnetarë në SHBA gjatë 2 dekadave të fundit i zbatuan parimet e Korpusit të Paqes në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kanë kontribuar në përpjekjet për përmirësimin e gjendjes në arsim, në zhvillimin e dialogut midis komuniteteve dhe promovimin e shtetit.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar