Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Hulumtimi i UNICEF-it: 100% e nxënësve vërtetuan se mësimi online u zhvillua sipas orarit

Hulumtimi i UNICEF-it: 100% e nxënësve vërtetuan se mësimi online u zhvillua sipas orarit

 

Hulumtimi  i UNICEF-it: 100%  e nxënësve vërtetuan se mësimi online u zhvillua sipas orarit

 

Ndryshimet kryesore janë: organizimi i qëndrueshëm i mësimdhënies sipas orarit të orëve mësimore  dhe përdorimi i platformës për video konferenca për realizimin e leksioneve dhe orëve. Kjo u kumtua në prezantimin e sotëm “ Përvojat dhe qëndrimet e drejtorëve të shkollave , mësimdhënësve dhe prindërve në lidhje me mësimin nga distanca” ku morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, Patricija di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it, Rejçel Galovej, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Zekirija Hasipi, drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Tanja Ivanova, kryetare e "Reactor-Research in Action". Hulumtimi u krye në dy faza dhe krahasoi  të dhënat nga dy vitet shkollore për  periudhën Mars 2020 - Dhjetor 2020.

"Sikurse  të gjitha vendet në botë edhe ne u përballëm me sfidën e riorganizimit të shpejtë të mësimdhënies në kushte pandemie. Të gjithë e dimë që nuk ishte e lehtë, por bëmë përpjekje të shumta  që të kemi një vit të suksesshëm shkollor, gjë që konfirmohet nga vetë hulumtimi.

Falënderime të mëdha për UNICEF-in, Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipin kërkimor të "Reactor-Research in Action" për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit për realizimin e këtij hulumtimi.

Rezultatet na japin një pasqyrë të saktë të suksesit të mësimit në distancë dhe ku duhet të përqendrohemi për të përmirësuar rezultatet," tha ministrja Carovska.

Sipas hulumtimit, sikurse drejtorët,  poashtu edhe mësimdhënësit , mesatarisht i dhanë nota më të larta Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe organeve  kompetente për sa i përket qartësisë së udhëzimeve që marrin për organizimin e mësimit në distancë, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në pyetjen  nëse mësimi në distancë në shkollën tuaj u realizua sipas orarit, 100% e nxënësve  u përgjigjën pozitivisht. Vitin e kaluar vetëm 22 % e nxënësve u deklaruan se mësimi zhvillohet sipas orarit.

Përgjysmohet përqindja e prindërve që mendojnë se mësimi në distancë nuk është efektiv. Vitin e kaluar 49% u përgjigjën se mësimi në distancë nuk është efektiv dhe këtë vit shkollor 26% ndajnë këtë qëndrim.

"Pothuajse gjysma e prindërve fëmijët e të cilëve mësim e ndjekin në distancë (48%) vlerësojnë punën e mësimdhënësve me  notë pesë shkëlqyeshëm, ndërsa  26% me notë shumë mirë katër ", tregoi hulumtimi.

Rezultate cilësore vërtetojnë edhe  prindërit  fëmijët e të cilëve janë  me nevoja të veçanta arsimore, se organizimi i mësimit është më i mirë këtë vit.Roli i asistentëve arsimorë dhe gatishmëria e mësimdhënësve për të ndjekur planet individuale të zhvillimit të fëmijëve  është thelbësore.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/11/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar